E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiter Bajrami politikanet urojne besimtaret myslimane

Selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar është vizituar nga politikanë të ndryshëm, ambasadorë të akredituar në Shqipëri si dhe krerë të besimeve të ndryshme fetare në vend, për të uruar Fitër Bajramin. Serinë e vizitave e çeli kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Të majtët u përfaqësuan nga zv/kryeministri i ardhshëm, Niko Peleshi, socialisti Ilir Beqja ndërsa në emër të LSI-së ishte Klajda Gjosha. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u prezantua personalisht për të uruar Bajramin e Madh. Përveç diplomatëve të Francës, Shteteve të Bashkuara dhe organizmave si OSBE, krye i myslimanëve, Selim Muça, mori edhe urimet e krerëve të lartë ortodoksë dhe katolikë.

Kryebashkiaku dhe njëherësh kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë politikani i parë që ka vizituar selinë e Komunitetit Myslima Shqiptar për festën e Fiter Bajramit. Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për mot më të mirë vlerësoi sakrificën e të gjithë atyre që kanë agjeruar.
“Pas sprovës së Ramazanit, sot besimtarët myslimanë festojnë Bajramin dhe me këtë rast dua t`u uroj gëzuar dhe sakrifica e agjërimit dhe e lutjeve t`u kthehet në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht dhe familjet e tyre, për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar’- u shpreh Basha.
Ndërsa në emër të Partisë Socialsite dhe të qeverisë së re ka uruar besimtarët myslimanë zv/kryeministri i ardhshëm Niko Peleshi.
“Në emër të Kryeministrit Rama dhe qeverisë re dua të uroj mysimanët shqiptarë brenda vendit dhe në trevat jashtë tij, gëzuar festën e bukur të Bajramit. Ditët e bukura dhe të gëzuara si Bajrami vijnë pas sakrificave. Le t’i qëndrojmë këtij mesazhi sa hyjnor aq edhe njerëzor duke pritur ditët e begata që presin gjithë shqiptarët” u shpreh Peleshi.

Urime nga selia e komunitetit Myslima ka përcjellë edhe Jozefina Topalli. Ajo ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shprehu nderime për të gjithë ata që kanë sakrifikuar duke agjëruar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›