E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtaret myslimane, sot fillojne Ramazanin Sonila Isaku

Sot te gjithe besimtaret myslimane nisnin muajin e Ramazanit, nje nga festat me te rendesishme myslimane. Ky muaj i shenjte eshte periudha kur besimtaret myslimane agjerojne qe nga paralindja e diellit deri ne perendim te tij. Ky muaj i shenjte eshte periudha kur besimtaret myslimane permbahen rreptesisht nga ngrenia, pirja dhe kenaqesite trupore, qe nga lindja e diellit deri ne perendim te tij. Ramazani vjen cdo vit dhjete dite me heret dhe zgjat 30 dite. Pas perfundimit te tij eshte Festa e Bajramit te Madh. Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muca uroi besimtaret, duke u kujtuar se qellimi i agjerimit eshte devotshmeria ndaj Zotit. “Ramazani eshte nje kohe kur besimtaret se bashku me agjerimin rinovojne devotshmerine ndaj zotit te madheruar, rizgjojne edhe nje here fuqishem, meshiren, dashurine, perkrahjen dhe respektin ndaj njeri- tjetrit. Te afermit kane nevoje per perkrahje, prandaj ne muaj te Ramazanit te jemi me te vemendshem dhe te perkrahim njeri-tjetrin. E gjithe bota sot ka me shume nevoje per meshire ndaj gjate ketij muaji te gjithe agjeruesit jane me te meshirshem”,- tha Muca. Ky i fundit ne urimin e tij, nuk ka harruar te theksoje se ne kete muaj duhet te vendoset me shume drejtesi dhe gjithsecili te pendohet per mekatet qe ka kryer. “Gjate muajit te Ramazanit kerkohet me shume drejtesi, prandaj jemi te vemendshem qe kete muaj te kerkojme, te ushtrojme, sa ma shume drejtesi ne te gjitha punet. Ne kemi nevoje me shume se gjithkush qe te pendohemi per te metat e gjynahet tona. Zoti fuqiplote e bekofte popullin tone dhe e bekofte kombin shqiptar. Paci miresi e begati dhe zoti ju pranofte agjerimin, adhurimet dhe te gjitha lutjet qe do beni gjate muajit te Ramazanit",- tha Muca. Muaji i shenjte i Ramazanit vjen cdo vit dhjete dite me heret dhe qe eshte muaji i nente i kalendarit islamik. Agjerimi gjate muajit te Ramazanit eshte nje nga detyrimet fetare te myslimaneve te percaktuara ne Kuran. Besimtaret tregojne solidaritet gjate muajit te ramazanit, duke qendruar me prane njeri tjetrit. Duke kontribuar dhe ne fund fare duke finalizuar muajin e agjerimit i cili nuk eshte thjesht muaji qe te ndalon nga ngrenia dhe pirja apo edhe veprime te tjera

Kush mund te agjeroje

Ne Kuran thuhet se agjerimin e ka per detyre cdo besimtar mysliman, i cili eshte ne zoterim te plote te intelektit te vet, ne moshe madhore dhe fizikisht ne gjendje. Agjerimi i nje te mituri me aftesi te mjaftueshme gjykimi eshte po ashtu i vlefshem. Ndersa ata qe nuk e kane te detyruar agjerimit jane grate shtatzena dhe te semuret si dhe femijet (perpara pubertetit). Pergjate ketij muaji myslimane pervec riteve fetare, percjellin mesazhe paqe dhe lumturie mes njeri tjetrit. Gjithashtu lutje ne Zot shkojne per cdo te varfer dhe te semure qe perballen me keto situate. Ky muaj i shenjte eshte periudha kur besimtaret myslimane permbahen rreptesisht nga ngrenia, pirja dhe kenaqesite trupore, qe nga lindja e diellit deri ne perendim te tij. Ramazani vjen cdo vit dhjete dite me heret dhe zgjat 30 dite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›