Reeker: Zgjedhjet, procesi me i mire qe prej fundit te komunizmit
Zevendes ndihmes Sekretar i Shtetit amerikan per Europen dhe Euroazine, Philip Reeker, i ka vleresuar zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi, si procesin me te mire qe prej fundit te epokes se komunizmit. Ne nje takim me korrespondentet e Ballkanit ne Bruksel, Reeker ka vleresuar ne menyre te vecante qendrimin e Kryeministrit Sali Berisha. “Kishte nje pjesemarrje te madhe te votuesve, nje vendim shume te qarte te votimit dhe nje proces shume te mire zgjedhor. Mund te them qe eshte procesi me i mire zgjedhor qe prej fundit te epokes se komunizmit. Ne kemi pare qendrime shume pozitive prej kryeministrit Berisha gjate fjalimit te tij, i cili e mbajti nivelin e retorikes te larte edhe pas nje humbjeje te hidhur, por dhe nga kryeministri i ardhshem Edi Rama”,- u shpreh Reeker. Ai shtoi se eshte shume e rendesishme qe koalicioni i ri qeveritar qe do marre funksionet ne shtator te shohe perpara. “Pata rastin qe te flas me kete me zotin Rama gjate evenimentit te Zagrebit”. I pyetur nese demokracia shqiptare do te kishte qene me e shendoshe nese ne zgjedhjet e 2009 Rama do te kishte mbajtur te njejtin qendrim, Philip Reeker u shpreh eshte koha qe vendi te perdor ne menyren e duhur mundesine qe ju dha per tu integruar ne Bashkimin Europian. “Eshte gjithnje shume interesante qe te diskutohet per skenare te ndryshme me nese, sikur….. Ne mund te diskutojme shume ne qofte se. Por me zhvillimin e nje procesi shume te mire dhe pozitiv zgjedhor kete radhe ne Shqiperi, kemi nje oportunitet qe duhet te perdoret ne drejtimin e duhur, vecanerisht per ta rifutur vendin ne shinat e procesit te anetaresimit ne BE”,- u shpreh diplomati amerikan. Ne apelin e tij, Reeker shprehet se politikanet duhet te kuptojne mesazhin e qytetareve se duhet me shume progres dhe me pak retorike politike. “Tani qe zgjedhjet i lame pas, mendoj se lideret do te fokusohen te tranzicioni i ri, te shohin rekomandimet e ODHIR per permiresimet qe nevojiten te behen dhe te vazhdojne me te njejtat tone qe jane perdorur nga z. Rama dhe Kryeministri Berisha pas zgjedhjeve. Politikanet duhet te kuptojne mesazhin e popullit shqiptar qe thote: Ne duam me pak politike dhe me shume progres. Kjo eshte ajo qe SHBA-te, ambasada jone dhe Komuniteti Nderkombetar perpiqen te bejne ne Shqiperi”,- deklaroi Reeker.
Zgjedhjet
“Eshte bere nje pune jashtezakonisht e madhe vitin e kaluar nga koleget tane te BE-se, Ambasada Amerikane ne Shqiperi, duke perfshire edhe perpjekjet ne Uashington, ne menyre qe Shqiperia te fitonte statusin e kandidatit. Kishte kritere shume te qarta per t’u plotesuar nga Shqiperia. Dhe ne ishim te gjithe te zhgenjyer qe vemendja u perqendrua te zgjedhjet dhe politika ne Shqiperi”,- u shpreh Reeker.
Zgjedhjet
“Eshte bere nje pune jashtezakonisht e madhe vitin e kaluar nga koleget tane te BE-se, Ambasada Amerikane ne Shqiperi, duke perfshire edhe perpjekjet ne Uashington, ne menyre qe Shqiperia te fitonte statusin e kandidatit. Kishte kritere shume te qarta per t’u plotesuar nga Shqiperia. Dhe ne ishim te gjithe te zhgenjyer qe vemendja u perqendrua te zgjedhjet dhe politika ne Shqiperi”,- u shpreh Reeker.