Berisha: Dhenia e shtetesise u prit me terbim nga albanofobet
Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar vendimin per dhenien e shtetesise per qytetaret me origjine shqiptare me banim ne vendet e tjera, si vendim ligjor ne perputhje te plote me Kushtetuten e vendit dhe aktet nderkombetare. Ne pergjigje te interesit te nje qytetari, Luan Gacaferi, i cili i ka shkuar ne rrjetin social te kryeministrit per kete vendim, Berisha pergjigjet se ligjshmeria e ketij akti eshte kushtetues aq sa eshte shqiptare Kushtetuta e Shqiperise. Ne pergjigjen e tij, Kryeministri ndalet dhe ne ata qe e kane kundershtuar kete vendim. Sipas tij, ky akt i qeverise eshte pritur me terbim nga albanofobet shqiptare dhe jo shqiptare. “Vendimi per dhenien dhe fitimin e shtetesise eshte vleresuar lart nga shqiptaret kudo ne bote, por dhe sic dihet ai eshte pritur me terbim te vertete nga albanofobet jo shqiptare dhe shqiptare. Keta te fundit te denatyruar nga cdo ndjenje kombetare kane tmerr ndaj cdo hapi qe i afron e bashkon shqiptaret njeri me tjetrin. Ata ne cdo rast jane te gatshem te bejne kauze te perbashket me albanofobet jo shqiptare ne mbeshtetje te ketyre te fundit”,- shprehet Kryeministri. Berisha sjell ne vemendje te opinionit dhe kundershtite qe ka pasur nje tjeter projekt me interes kombetar, sic eshte Rruga e Kombit. Ai shprehet se ne kete rast albanofobet perdoren te gjitha mjetet per te dale kunder saj. “Ne rastin e Rruges se Kombit albanofobet jo shqiptare perdoren te gjitha mekanizmat kombetare dhe nderkombetare qe kontrollonin per te mos e lejuar ndertimin e saj, e cila sipas tyre do te demtonte thelle gjeopeshen e porteve te vendeve te rajonit. Ne mbeshtetje te tyre shqiptaret apatride benin cdo gje per ta bllokuar rrugen dhe e shpallen ate si rruga e asgjekundit. Por rruga u ndertua, albanofobia dhe albanofobet nuk kane te ardhme”,- shprehet Kryeministri. Me tej, Kryeministri shprehet se ne nisma te tilla me interes per vendin, ata qe kane qene kunder jane albanofobe dhe shqiptaret pa atdhe (apatrid). “Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien ose fitimin e shtetesise eshte aq kushtetues sac eshte shqiptare Kushtetuta e Shqiperise, e cila percakton qarte detyrimet e shtetit shqiptar ndaj shqiptareve kudo ne bote. Mirepo albanofobet njohin vetem nje Kushtetute, ate te fobise dhe urrejtjes ndaj shqiptareve dhe midis tyre si per te me rikujtuar nje proverb latin qe thote se cobani i bagetive te egra eshte me i eger se vete ato me te egrit, me zelltaret jane shqiptaret apatrid”, shprehet Kryeministri.
Kosova
Lidhur me mos futjen e qytetareve te Kosoves, ne kategorine qe perfitojne nga vendimi, Berisha sqaron se Kosova eshte nje shtet i pavarur. Ai shton se per kete duhet nje marreveshje e vecante mes dy vendeve. “Vendim i qeverise shqiptare ne kushtet e sotme kur Kosova eshte vend i pavarur me mbi 94% te qytetareve te saj shqiptare nuk mund te shtrije kurrsesi veprimin e tij ne Republiken e Kosoves dhe ne qytetaret e saj me banim ne Kosove. Kjo detyrimisht kerkon nje marreveshje te vecante midis qeverise se Shqiperise dhe qeverise se Kosoves per kete ceshtje”,- shprehet Berisha.
Precedentet e vendeve te tjera
Nje tjeter argument i sjelle nga kreu i qeverise per vendimin e shtetesise jane dhe precedentet e vendeve te tjera per kete ceshtje. Berisha permend dhe faktin se Greqia paguan pensione per te moshuarit me origjine greke. “Vendimi i fundit i qeverise shqiptare per dhenien apo fitimin e shtetesise fatkeqesisht eshte tejet i vonuar. Nje vendim te ketij lloji per pakicat dhe bashkekombesit e tyre e kane marre vite me pare pa perjashtim te gjitha vendet e rajonit dhe me gjere si: Greqia, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, etj. Madje Greqia, e ndofta ndonje vend tjeter, paguan pensione te moshuarve me origjine greke ne Shqiperi”,- shprehet Berisha. Ai shton se ne keto vende, keto vendime nuk jane kundershtuar, por jane mbeshtetur unanimisht.