‘Aksionistja në Jonufër’, nis prishja e ndërtimeve pa leje në Vlorë
VLORË- Nis prishja e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Vlorës. Në aksionin e e njohur si ‘Aksionistja në Jonufër’, janë përfshirë INUK, policia e rendit dhe ajo Bashkiake.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e dielë zhvilloi një takim me përfaqësuesit vendorë në Vlorë, ku ka diskutuar për konkursin ndërkombëtar mbi planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet pas marrjes së mandatit si kryeministër.
“Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!,- ka nënvizuar Rama, në rrjetin social Tëitter pas takimit, ndërsa shton se “në vijën bregdetare të Shqipërisë do bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë”.
(e.m/BalkanWeb)