E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Kemi potencialet per t’i dhene vendit opozite te forte Rozeta Rapushi

Gjate nje bashkebisedimi me anetaret e Partise Demokratike ne Tirane, kandidati per kreun e kesaj force politike, Sokol Olldashi, u beri thirrje demokrateve te qendrojne te bashkuar per t’i dhene vendit nje opozite te forte dhe dinjitoze. Teksa shtoi se mazhoranca i ka te gjitha mundesite per nje opozite te forte. “Ne kemi te gjitha mundesite dhe potencialet per te ndertuar opoziten me te forte qe Shqiperia ka pasur ndonjehere”, - tha Olldashi, ndersa kerkoi qe e gjithe anetaresia te angazhohet ne kete proces zgjedhjesh brenda PD-se. Gjate takimit, Olldashi u fokusua edhe tek krijimi i nje pakete ristrukturimi per inventarizimin e kontributeve te anetareve te partise. Me konkretisht, gjate nje bashkebisedimi te zhvilluar ne grupseksionin 1, te PD-se ne kryeqytet, Olldashi tha se eshte shume i rendesishem raporti qe do te ndertohet me anetaret e partise, te cilet nuk nguroi t’i cilesoje si guret e themelit te kesaj partie politike. “Ne kemi nevoje qe skedaret e anetaresise se partise te mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anetaresie. Nese, ne sot nuk i referohemi memories se drejtueseve te strukturave tona, ne e kemi te pamundur te identifikojme kontributin e militanteve tane, kontributin e anetareve te partise dhe kjo na con qe vleresimi i gjithsecilit prej tyre te mbetet ne objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politike”, - u shpreh Olldashi. Sipas tij, eshte e pamundur qe kjo te coje ne nje trajtim te drejte dhe te ndershem te anetareve te partise. Ndaj sipas tij, trajtimi duhet te jete real dhe qe te jete real duhet qe ky skedar te krijohet me shpejtesi, ne menyre qe ti japim gjithsecilit ate qe realisht i takon dhe jo ate qe ai mendon se i takon. Duke prezantuar platformen per drejtimin e Partise Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe per krijimin e nje ekuilibri mes mekanizmit te pergjegjesive dhe mekanizmit te karrieres brenda strukturave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale te jashtezakonshme per te realizuar kthimin e shpejte te saj ne shumice qeverisese. Mbremjen e djeshme, Olldashi zhvilloi edhe nje takim me strukturat e PD-se ne qytetin e Korces, ku u kerkoi te gjithe opozitareve te bashkohen me kete parti, si shtepia e vetme e opozites.

Standardi i Berishes, Olldashi: Te shtrihet ne cdo nivel

Per deputetin demokrat, Sokol Olldashi, standardi i vendosur nga kryeministri Sali Berisha, duhet te shtrihet ne te gjitha nivelet e Partise Demokratike, ku te percaktohet se askush nuk eshte i palevizshem dhe te gjithe duhet te pergjigjen per humbjen apo deshtimin. Demokrati tha se gara per kreun e PD-se eshte nje vlere dhe jo gare rivaliteti. “Kjo eshte nje gare vlerash, jo rivaliteti dhe debatesh. Kryesia e PD ka miratuar 2 kandidatura dhe zoti Basha eshte miku dhe kolegu im. Nese anetaresia e PD-se do te me votoje mua, une do e ftoj zotin Basha te jete pjese e rendesishme e partise”, - theksoi Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›