Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Janullatos gjate meshës së Pashkëve
Mijëra besimtarë artodoksë kanë kremtuar mesnatën e së shtunes deri në orët e para të mëngjesit së dilës festën e Pashkëve. Mesha Pashkëve u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“Duke kremtuar Pashkën ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati që shpesh është i vështirë për tu dalluar. Në kohët e sotme do të thotë largim nga korrupsioni e gënjeshtra, paligjësia e mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore”, u shpreh kryepeshkopi Anastas.
Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Festimet për pashëkt kanë nisur që ditën e premte, e njohur ndryshe edhe si e premtja e zezë.