E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë,humb jetën në aksident 1 person,2 plagosen

Foto Ilustruese

KORÇE- Një aksident automobilistik i i mori jetën një personi ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Korçë- Boboshticë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa viktima dhe të plagosurit ktheheshin në shtëpi pas festimeve të Pashkëve.

Në aksident është përfshirë një makinë me targë AA 922 CA, e cila është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.

Për pasojë mësohet se ka humbur jetën shtetasi,Renaldo Beqiraj, që ishte edhe drejtuesi i mjetit, ndërsa janë plagosur dhe gjenden në spital jashtë rrezikut për jetën, bashkëshortja e viktimës Suela Memetllari dhe kunata e tij, Xhina Memetllari.

Policia po heton lidhur me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Martin Berlati, 24 vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›