Besmir Arifaj në fokusin e Partizanit

(ALBANIA SPORT) – Partizani është në tratativa për të siguruar shërbimet e Besmir Arifajt, i cili në pjesën e parë te sezonit ishte pjesë e Flamurtarit, por që është larguar përfundimisht nga vlonjatët. 23-vjeçari Arifaj ka luajtur me pare dhe me Kastriotin e Partizanin.
Partizani ka arritur marrëveshje paraprake me katër ish-futbollistë Ardit Beqirin (aktualisht te Vllaznia), Rahman Hallaçin (Vllaznia), Arbër Capon (Apolonia) dhe Rezart Maho (Laçi) dhe ish-portierin e Besës, shqiptarin nga Maqedonia, Suad Zendeli.