E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam: Dua të fitoj Serinë A

Ai iu bashkua kuqezinjve disa ditë më parë dhe me shumë mundësi do të jetë që nga minuta e parë në takimin e nesërm përballë Xhenovas në “San Siro”. Bekam iu bashkua skuadrës së Leonardos për herë të dytë në formë huazimi nga Los Angeles Galaxy.“Ndihem i lumtur që ndodhem përsëri këtu. Dua të ndihmoj ekipin që të paraqitet sa më mirë dhe mendoj se kemi mundësi të fitojmë titullin kampion”, u shpreh 34-vjeçari.Ai shtoi se megjithëse në Itali ka ekipe të fortë, si Interi dhe Juventusi, që janë pretendentë seriozë për të fituar kampionatin, edhe Milani është një pretendent kryesor për t’u shpallur kampion në këtë sezon.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›