Driton Krasniqi firmos për Shkumbinin

(ALBANIA SPOT) – Shkumbini firmosi me mesfushorin kosovar Driton Krasniqi, i cili më parë është aktivizuar me Besën.
Me skuadrën peqinase pak ditë më parë ripërtëriti kontratën edhe mbrojtësi boshnjak Ahmed Mujdragiç (17 ndeshje këtë sezon).
Nga ekipi i Përparim Daiut janë larguar Hetlem Capja, Roland Dervishi dhe Alvist Gjata.
Shkumbini vazhdon përgatitjet në Ulqin të Malit të Zi.