E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besmir Kollovi vret patriotin Armando Jahon

20/07/2009  Zihen shqiptarët në Itali

ITALI- Konflikti mes të rinjsh shqiptarë ka sjellë në vdekjen e njërit prej tyre në Ravena të Italisë. Sipas mediave italiane, viktimë e këtij krimi është 21-vjeçari nga Vlora Armando Jaho. Autor i dyshuar i krimit është Besmir Kollovi, 24 vjeç, nga Babica, komuna Qendër në Vlorë, emigrant që nga viti 2000 me dokumente të rregullta në Itali, punëtor në sektorin e ndërtimit. Disa orë pas ngjarjes, mëngjesin e së Shtunës ai është dorëzuar në policinë lokale italiane, duke pohuar se “kam vrarë një njeri”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në stacionin e trenit të lokalitetit Poggibonsi, provincë e Sienas, gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas hetimeve policore, Besmir Kollovi është përplasur me të riun vlonjat Armando Jaho, nxitur shumë nga konsumimi i pijeve alkoolike. Sikundër ka pranuar në polici, Kollovi, në konfrontim e sipër për shkak të sherrit të ashpërsuar me fyerje mes të dyve, ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar Jahon. Në të vërtetë, mjekët konstatuan një plagë pranë zemrës, me thellësi 18 cm të shkaktuar nga goditja me thikë në kraharor. Menjëherë pasi ka lënë të përgjakur 21-vjeçarin, ka hipur në makinën e tij, një “Audi” tip “A3” dhe sikundër doli nga hetimet, plani më i parë i Kollovit ka qenë të arrinte të shkonte në Ankona dhe atje të merrte tragetin për në Vlorë. Por këtë gjë i riu shqiptar nuk e ka kryer, pasi ka vendosur të vetëdorëzohet në polici.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›