E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu i Spaçit muze dhe monument kulture

20/07/2009  Prej më shumë se një viti është shpallur monumet kulture, ndërkohë që tani është gati edhe projekti për restaurimin e tij. Ky projekt restaurues i këtij “dokumenti” të dhunës komuniste është përgatitur nga arkeologu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, dr . Latif Lazimi me aprovimin e personave që kanë jetuar prej vitesh në ambientet e burgut të Spaçit. Me restaurimin e këtij kampi synohet që ai të bëhet i vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj, duke krijuar kështu mundësinë të preket nga afër një pjesë e historisë së dhimbshme shqiptare. I shpallur monument kulture, burgu i Spaçit sipas një vendimi që qeverisë do të kthehet në muze. Ai do të ketë të njëjtën infrastrukturë që ka pasur kur funksiononte si burg. Në këtë muze do të vendosen sendet dhe reliktet e të burgosurve gjatë asaj kohe: enët, veglat e punës, pikturat, skulpturat, shkrimet e bëra prej tyre etj. Një ndër gjërat më interesante të këtij muzeu, sipas arkeologut Lazimi, përgjegjës për projektin, është se brenda tij do të vendoset një monitor, ku do të shfaqen filmime për të treguar se si janë torturuar njerëzit në këtë burg. I gjithë itinerari i vizitave do të ketë tabela shpjeguese. Gjithsej janë shtatë godina që do të restaurohen dhe që kanë shërbyer si kamp për të burgosurit dhe si mjedis pune për të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›