Funksionarët do shpjegojnë bashkëpunimin me LSI-në
20/07/2009 Baza e PD-së
Partia Demokratike dhe funksionarë të saj janë duke përgatitur mbështetësit e tyre në të gjithë vendin në lidhje me aleancën e re me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Bashkëqeverisja në katër vjetët e ardhshëm me këtë parti të majtë, me të cilën raportet deri ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë më miqësore, madje në shumë raste nga zyrtarët më të lartë të të dyja partive kanë sulmuar ashpër njëri-tjetrin, duhet shpjeguar shumë qartë dhe në imtësi. Takimet me mbështetësit e PD-së në të gjitha degët e saj në vend ndërmerret për të bërë të qartë angazhimin dhe bashkëpunimin e ri me LSI-në. Sigurisht, aleanca e re me një forcë politike të majtë, e cila në katër vjetët e fundit ka milituar në spektrin e majtë opozitar, ka hasur skepticizëm tek anëtarët e thjeshtë të Partisë Demokratike, si dhe tek të gjithë ata që votuan këtë forcë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Sigurisht, bashkëpunimi, në bazë të kontratës së re mes PD-së dhe LSI-së do të shtrihet si në qeverisjen qendrore, por dhe në një pjesë të madhe të administratës, e cila prek shumë drejtori në të gjitha qytetet e vendit. Një gjë e tillë me shumë gjasa do të sjellë edhe largimin nga puna të disa personave, të cilët u angazhuar gjatë katër vjetve të fundit, pasi në këto vende do të punësohen mbështetësit e LSI-së. Pikërisht kjo duhet të shpjegohet nga funksionarët e PD-së.