Regjia norvegjeze ne historite shqiptare
Nje histori njerezore kosovare, pare me syrin e nje norvegjezi. "Mirush", eshte ky filmi i projektuar nje nate me pare ne ambientet e Amfiteatrit te Durresit, qe zbulon historine e nje djali kosovar, ne kerkim te te atit ne Norvegji. "Mirush" eshte shfaqur si pjese e filmave konkurrente, i ndjekur nga "True Miracle", nderkohe qe perpara tyre ishin projektuar "Life Sentence" dhe "Mao Ce Dun". Ne kete menyre vijon gara per "Gladiatorin e Arte", trofeun, qe do te dorezohet tek filmi me i mire artistik, mbremjen e 31 gushtit ne qytetin e Durresit. Paralelisht me shfaqjen e filmave, producentet, aktoret dhe regjisoret e tyre kane qene te hapur ne komunikimin me mediat, duke folur edhe per detajet e realizimit, projektet dhe synimet e tyre. Filmi norvegjez "Mirush", eshte prodhim i vitit 2007, me regji te Marius Holst dhe skenar te Harald Rosenløw Eeg e Lars Gudmestad. Edhe pse behet fjale per nje produksion norvegjez, ne qender te filmit eshte nje histori shqiptare, qe lidhet me dramen e shume familjeve kosovare. Mirush largohet nga Kosova me shpresen per te gjetur te atin ne Norvegji, i cili e braktisi familjen e tij kur ishte shume i ri. Tani babai i tij menaxhon nje restorant ne Oslo, por gjithashtu i ka nje borxh shume te madh mafias shqiptare. Mirush fillon te punoje ne restorantin e babait, pa i treguar qe eshte i biri. Gjate kesaj kohe ata njihen me njeri - tjetrin, por Mirush nuk e perballon dot ate c'ka zbulon per te atin. Ai eshte i detyruar te beje nje zgjedhje me pasoje per te dy. Nje vit me pare, filmi eshte vleresuar me cmimin "Mjelma e arte" per regjine me te mire ne "Copenhagen International Film Festival". E pikerisht historia, qe ky film ka ne qender, duket se ka shtyre me shume publikun shqiptar per ta ndjekur dhe njohur ate. Ne rolet kryesore te ketij filmi jane disa aktore norvegjese dhe shqiptare, si Enrico Lo Verso (Bekim), Nazif Muarremi (Mirush), Glenn Andre Kaada (Frode), Ramadan Huseini (Ismet), Anna Bache-Wiig (Hannah), Bajrush Mjaku (Vullkan), Mirjana Karanovich (Hava/Mother), Michalis Koutsogiannakis (The Chef), Fisnik Zegiri (Armend).
Nje emer hollivudian ne filmin kroat
"True miracle", nje produksion kroat i vitit 2007 ka ne kastingun e aktoreve edhe nje emer te njohur, qe tashme ka provuar ne kinemane hollivudiane. Behet fjale per Rade Serbedzija, i cili pritet te jete keto dite ne Shqiperi, pas shfaqjes se filmit mbreme. Me regji dhe skenar nga Lukas Nola, "True miracle" sjell disa aktore te njohur te kinemase korate, mes te cileve, Rade Serbedzija, Franjo Dijak (Ante), Barbara Nola (Ana), Ivo Gregurevic (President), Ivana Roscic (Renata), Leon Lucev (Juric), Leona Paraminski (Sanja), Milan Plestina (Roko), Ecija Ojdanic (Cvita), Enes Vejzovic (Sandi), Marija Skaricic (sister), Filip Nola (Nikola), Ana Takac (Monika). Skenari i filmit eshte ndertuar mbi disa dhunti paranormale te protagonistit. Presidenti i shtetit vuan nga nje atak kardiak ne nje feste, por kamarieri fale dhuntive te tij per te sheruar personat, e shpeton ate nga vdekja e sigurte. Nje vit me vone jemi ne ndjekje te nje njeriu, qe ben mrekullira bashke me djalin e tij duke lundruar drejt nje ishulli kroat me idene per te ndertuar nje tempull sherimi si biznes. Njerez te cuditshem dhe aspak mikprites te ketij ishulli, i presin te dy dhe i akomodojne ne nje hotel te vetmuar dhe bosh. Te dy fillojne planet e tyre per te ndertuar nje tempull plot dashuri, nje resort shendetesor, qe do te ndihmoje ne zhvillimin e turizmit ne kete ishull. Ne te njejten kohe me endrrat e bukura, gruaja e nje bukepjekesi bashke me femijet e saj ngel ne mes te rrugeve. Te dy filmat qe bejne pjese ne seksionin nderkombetar te konkurrimit, ngjallen interesin e shikuesve te pranishem ne salle.
Mirushi: Nje pervoje e paharrueshme
"Nje pervoje e paharrueshme". Keshtu e ka cilesuar rolin e tij, aktori i ri kosovar Nazif Muharremi. Ende gjimnazist dhe pa eksperience ne fushen e kinemase, ai eshte ndjere shume i vleresuar per mundesine qe i eshte dhene, aq me teper kur i eshte besuar nje rol kryesor, gje qe e ben te mendoje seriozisht per kinemane.
Organizatoret te kenaqur nga pritja
Ne edicionin e tij te pare Festivali Nderkombetar Veror i Filmit, duket se ka gjetur pritshmerine dhe interesin e publikut shqiptar e vecanerisht te artisteve, qe po ndjekin filmat e projektuar gjate kater neteve konkurrim. Organizatoret e ketij eventi, te cilet hap pas hapi po kujdesen per ecurine dhe zhvillimet e tij jane shprehur te kenaqur per mikpritjen e qytetit te Durresit, ku cdo nate po shfaqen dy nga filmat pjesemarres ne gare per "Gladiatori i arte". Sipas Drejtorit te Qendres Kombetare te Kinematografise, Xhevdet Ferri, tashme momenti i veshtire dhe pjesa e pasigurise eshte kaluar teresisht. "Qyteti i Durresit ka reaguar si nje qytet i vertete arti dhe ne ndjehemi te entuziazmuar per audiencen e larte ne arenen e amfiteatrit antik". Duket se rekordin e shikuesve gjate ketyre neteve e ka patuar filmi "Koha e kometes", i regjisorit Fatmir Koci. Mbi 800 shikues kane ndjekur premieren e realizimit kinematografik te vepres se Kadarese, qe natyrisht ka zgjuar edhe vemendjen e mediave. Gjithashtu interes te vecante per publikun ka ngjallur edhe filmi grek "Correction" i regjisorit Thanos Anastapoulos, i cili sillte copeza dramatike nga jeta e emigranteve shqiptare ne Greqi. Nderkohe specialistet e kinemase, kritiket dhe artistet e ftuar jane gjithnje te pranishem, jo vetem ne projektimet e filmave konkurrues, por edhe ne konferencat e shtypit qe organizohen cdo paradite ne sallen e pergatitur me kete rast ne teatrin "Aleksander Moisiu".Te gjithe filmat qe jane shfaqur, pervec subtitrimit ne gjuhen angleze kane nje subtitrim te dyte ne gjuhen shqipe. Deri tani jane projektuar kater filma te huaj prodhime nga Sllovenia, Serbia, Greqia dhe Italia, qe te gjithe te subtitruar ne te dyja gjuhet. Filmat konkurrues te festivalit projektohen ne sistemin 35 mm, nderkohe qe projektimi i tyre realizohet nga nje firme e specializuar italiane, e kontraktuar per kete veprimtari.