Besnik Sulaj Askush nuk mund ta largoje Dinamon nga kompleksi
Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj eshte shprehur i sigurt se Dinamo nuk do te largohet nga ambientet e kompleksit te saj. Se fundmi klubi kryeqytetas eshte kaluar ne varesi te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve me pare varej nga Ministria e Brendshme ndersa vazhdimisht eshte perfolur per nje ndryshim destinacioni nga nje ambient vetem per skuadren blu te futbollit synimi eshte qe ai te shnderrohet ne nje Qender Olimpike Kombetare. Projekti i ri eshte prezantuar vetem pak kohe me pare nga drejtoresha e Agjencise se Sherbimit te Sportit Klodiana Shala. Spekulimet rreth fatit te kampioneve te Shqiperise ne fuqi nuk kane munguar. Fillimisht u perfol se Dinamo duhet te largohej me pas se mund te shfrytezoje kundrejt qirase ambientet qe deri me tani ishin te sajat e se fundmi se blute duhet te jene te detyruar te bashkejetojne me disa prej federatave te shumesporteshit dhe sportisteve te tyre kryesisht ata qe perfaqesojne vendin ne aktivitetet nderkombetare. Askush nuk do ta levize Dinamon nga kompleksi sportiv - deklaroi Sulaj ne emisionin Procesi Sportiv qe transmetohet cdo te hene ne mbremje ne televizionin Top Channel. Nuk ka pasur asnje takim zyrtar per kete ceshtje. Varemi nga Ministria e Sporteve dhe per ne kjo nuk perben asnje problem jemi komode ne keto pozita. Me pas presidenti dinamovit foli edhe per letren e mberritur nga MTKRS-ja per dorezimin e ambienteve ku me gjithe paqartesite vazhdonte te shfaqej optimist. Se fundmi ne adrese te klubit tone mberriti nje leter permbajtja e se ciles ishte e paqarte ku na thuhej se duhet te dorezonim ambientet e klubit - nenvijezoi Sulaj. - Megjithate kjo ndoshta eshte thjesht per arsye inventari. Dinamo do te jete ne kompleks dhe nuk do te levize.