E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besnik Sulaj: Merkatoja e Dinamos, e gabuar

Presidenti i kampioneve ne fuqi konfirmon edhe tre lojtare te tjere, pervec blerjes se Elis Bakajt

Vllaznia dhe Tirana nuk do ta kene te lehte te mbajne vendet e para, pas muajit janar. Dinamo do te rivalizoje deri ne javen e fundit, per te mbrojtur titullin kampion. Kampionet ne fuqi, sipas presidentit, Besnik Sulaj, duhet te renditeshin me mire. Ne ecurine e 13 javeve te para, per "Koha Jone", presidenti i bluve shprehet disi i pakenaqur me paraqitjen e ekipit: "Te them te drejten prisja me shume nga Dinamo," - shprehet Sulaj, - "sepse ne fillim te kampionatit e kisha menduar ekipin ne vendet e para. Por Dinamo ka lene shume pike ne ndeshjet e kaluara, sidomos jashte. Mendoj se ka pasur vend qe ekipi te luante edhe me mire," - shprehet Sulaj. Pas nje analize, nga ku kane dale edhe defektet, presidentit i Dinamos Besnik Sulaj thote se ne keto 13 jave lojtaret qe jane afruar gjate merkatos se veres nuk kane bere paraqitjen e duhur. "Ndoshta kemi gabuar ne merkaton e veres. Lojtaret nuk kane dhene ate qe ne prisnim prej tyre. Besoj se ecuria e ekipit tone nuk ka qene aq pozitive, per shkak se nuk kane pasur cilesite e duhura, sidomos lojtaret e huaj, qe erdhen gjate merkatos se veres" - thekson Besnik Sulaj. Meqenese lojtaret e huaj nuk i jane pergjigjur kerkesave dhe synimeve te Dinamos, do te behen ndryshime. "Ka vend per te bere ndryshime ne muajin janar, - thekson presidenti i bluve. Pothuajse, te gjithe kroatet qe jane aktualisht pjese e Dinamos i pret "operacioni fshesa", ne muajin janar. Dinamo ndodhet gjashte pike larg vendit te pare. Ne muajin e merkatos pritet te vijne lojtare cilesore dhe synimi per te fituar titullin kampion do te jete objektivi i vetem i bluve te kryeqytetit. Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj konfirmon se pervec sulmuesit te Partizanit, Elis Bakaj, qe eshte aktualisht blerja me e rendesishme e kampionatit, gjate muajit tjeter do te afrohen edhe tre lojtare te cilesive qe gezojne elementet me te mire dinamovite. "Duke marre parasysh gabimet e merkatos se veres, tani do te korrigjojme, pra do te afrojme tre lojtare te tjere, te cilesive qe i duhen Dinamos, per te kompletuar ekipin, qe te konkurroje me mire ne pjesen e dyte te gares. Lojtaret e ardhshem, pra perforcimet e janarit, do te jene te huaj dhe te domosdoshem per ekipin tone, me qellim qe te arrijme objektivin final" - perfundon Besnik Sulaj.

Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›