Dalic eshte deri ne fund me kontrate
Ashtu si trajneri i Tiranes, edhe trajneri i Dinamos nuk mund te largohet lehte nga drejtimi i ekipit, ne mes te sezonit. Edhe pse pakenaqesite ne radhet e Dinamos dhe te Tiranes jane shtuar ndjeshem karshi trajnereve te huaj, shkarkimi per secilin prej tyre nuk eshte njelloj, sikurse mund te ndodh me trajneret vendas. Sipas presidentit te Dinamos, Besnik Sulaj, trajneri nuk mund te levize per nje arsye: "Zlatko Dalic eshte ne kontrate, deri ne fund te sezonit," - shprehet presidenti i Dinamos. E njejta gje edhe me trajnerin e Tiranes, qe eshte ne kontrate me ekipin e tij, per nje vit. Largimi i tyre do t'iu kushtoje shtrenjte klubeve ne fjale. Ne rast se Dinamo dhe Tirana vendosin te largojne trajneret, per ta nuk prishet asgje per sa i perket anes financiare, sepse ne baze te kontrates ata do te perfitojne parate, edhe duke qendruar ne shtepi, deri ne fund te kampionatit. Por trajneret shqiptar jane ata qe humbin ne kete kampionatit tone, sepse shpesh jane larguar edhe per nje humbje, ne nje kohe kur nuk kane pasur kontrate me ekipet e tyre dhe kane mbetur pa ekipe.