E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri: Ne, alternativa e Interit

Brenda nje viti, ne kete moment eshte e qarte se Juve ka bere shume progres, por nje trajner kerkon gjithmone me shume nga lojtaret qe ka ne dispozicion," - eshte shprehur Ranieri per nje radio italiane. "Ekipeve te medha iu kerkohet te japin gjithmone maksimumin." Interi eshte aktualisht ekipi kryesues. Ranieri thekson se eshte pjesa e pare e kampionatit, prandaj Juventusi duhet marre qe tani ne konsiderate. Pas fitores se fundit, ne ndeshjen me Rexhinen, te cilen Juventus e fitoi 4-0, trajneri thekson: "Nga presidenti deri te kapiteni, me rikthimin e Xhanluixhi Bufonit shpresojme te jemi edhe me mire ne klasifikim, per pjesen e dyte te ketij sezoni. Do te kerkojme dicka me shume dhe do te perpiqemi te shmangim te metat e shfaqura ne pjesen e pare te gares." Ranieri vlereson paraqitjen e Del Pieros "eshte nje lojtar i jashtezakonshem dhe eshte e drejte qe ai eshte akoma kapiteni i Juves, qe ka ndermend te ngrihet ne nivelet e saj me te larta. Per ne kombetare? Sigurisht qe nuk e di me mire se Marcelo Lipi, por me momentin qe po kalojme ne kampionat, mendoj se ai duhet thirrur." Trajneri i Juves, Klaudia Ranieri i thur elozhe "Pinturikio", duke thene se ngjason me lojtaret e rinj ne fushe. "Ai eshte kthyer dhe ne besojme shume tek ai, jo vetem per pergjegjesite qe mban mbi shpine, por e kam thene se Del Piero duket i ri. Me kampione si ai eshte gjithmone me e lehte per te fituar."

Synimi/Blute do te rivalizojne Vllaznine dhe Tiranen pas merkatos se janarit, per t'i parakaluar deri ne fund


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›