Uejn Runi per golin e 100-te: Nuk e dija
Gjashte vjet me Uejn Runi beri prezantimin e pare dhe shenoi gol, duke shkelqyer edhe ne arenen nderkombetare. 16 vjecari, Uejni Runi u be menjehere i njohur ne bote dhe ne javen e fundit ai shenoi golin e 100-te ne karriere. Me klubin e tij aktual numeron pjesen me te madhe te golave: "Qe te jem i ndershem, nuk e dija qe ai ishte goli im i 100-te, ne Premier Lige, " - thekson Uejn Runi, i cili eshte bashkuar me djajte, ne vitin 2004, kur iku prej Evertonit. "Me shume u kenaqa qe shenova ne nje ndeshje derbi, ndaj Mancester Sitit. Ishte goli i fitores, gje qe me beri edhe me te lumtur pas ndeshjes." - thekson sulmuesi i Mancester Junajtid. "Ishte me e rendesishme, qe te shenonim gol ne pjesen e pare. E dime se barazimi, 0-0 mund t'i jepte kundershtarit, me shume mundesi per te na vene ne presion gjate pjeses se dyte." Portieri Xho Hart, gjithmone ishte duke provuar veshtiresite e sulmit kundershtar. Goli i Runit u shenua ne minuten e 42-te te ndeshjes. "Me pelqen menyra sesi i shenon golat Uejni Runi,"- thekson trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson. "Te shenosh 100 gola, duke marre parasysh moshen e sulmuesit, eshte nje tregues i jashtezakonshem," - thote trajneri i Mancester Junajtid. Per ndeshjen e fundit ai shprehet: "Ishte fitore e te gjitheve. Jo pse fituam me Mancester Sitin, por tre piket na bene shume pune."