E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Buja thotë se nuk ka faqe personale në Facebook

Kohët e fundit janë hapur disa faqe në rrjetin social Facebook në emër të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ku po postohen thënie të ndryshme në emër të Ministrit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilën e drejton Ram Buja, njofton opinionin publik se ministri Buja nuk ka faqe personale në Facebook.

“Ministri Buja dhe Ministria që udhëheq ai po punojnë vazhdimisht për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe publikimet e punës gjenden vetëm në faqen zyrtare të MAShT, si dhe mediave në vend e më gjerë. Prandaj, luten të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale që të mos bien pre e mashtruesve që flasin në emër të ministrit Buja”, ka bërë të ditur Zyra për marrëdhënie me publikun e MASH. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›