Besnik Çela, “pronari i qelbur” i një liste

Nga Ledjo Seferkolli
Dy ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë janë në prag, por shqiptarët, ose më saktë shtypi shqiptar cdo ditë rroptohet në zyrat e shefit të sektorit të ekipeve kombëtare Besnik Cela për të mësuar atë të mallkuarën listë, a thua se të ishte një thesar. Por, si duket zoti Cela nuk e kupton, ose hiqet sikur nuk e kupton se publikimi i një liste prej 22 futbollistësh të ekipit tonë kombëtar mbi të gjitha është detyrë etij. Nëse edhe në vendin më të humbur të Afrikës shpallja e listës së futbollistëve të ekipit kombëtar është një procedurë normale si gjithë të tjerat, në rastin e Shqipërisë nuk qenkësha thënë të jetë kështu. Kjo jo për faj të trajnerit të kombëtares, por të një përgjegjësi që vetëm i tillë nuk është, i cili vjedhurazi e nxjerr listën duke e shpërbdarë sipas qejfit. Kështu ka bërë edhe mbrëmë zoti Cela, i cili ka vendosur të bëjë ctë dojë me listën e ekipit tonë kombëtar, a thua se të ishte pronari i kuqezinjve. Për një rryshfet të qelbur zoti Cela bën figurën e shëmtuar. Si duket gjobën prej 1 milion lekësh të marrë për organizimin e "shkëlqyer" të ndeshjes miqësore kundër Maqedonisë, zoti Cela kërkon ta kompesojë duke e shitur listën e kombëtares lart e poshtë. Duhet t'i kujtojmë zotit Cela se Shqipëria nuk është e madhe sa gjërat të mbahen fshehurazi, ndaj herën tjetër do të bënte mirë që listën ta shpërndate normalisht sic bënë disa ditë më parë kundërshrarët tanë sllovenët. Zoti Cela duhet ta dijë përfundimisht se nuk është pronari i kombëtares shqiptare, por thjesht një zyrtar i rëndomtë. (Marre nga gazeta "Metropol Sport") LISTA E KOMBËTARES Portierë Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta / Qipro) Isli Hidi (Tirana / Shqipëri) Enea Koliqi (Iraklis/Greqi) Mbrojtës: Armend Dallku (Vorskla Poltava / Ukrainë) Elvin Beqiri (Metalurg Donjetsk / Ukrainë) Nevil Dede (Tirana / Shqipëri) Erion Xhafa (Dinamo / Shqipëri) Arjan Pisha (Tirana / Shqipëri) Besnik Hasi (Lokeren / Belgjikë) Mesfushorë: Debatik Curri (Vorskla Poltava / Ukrainë) Lorik Cana (Olimpik Marsejë / Francë) Ervin Bulku (Tirana / Shqipëri) Altin Haxhi (Ergotelis / Greqi) Altin Lala (Hanover 96 / Gjermani) Jahmir Hyka (Olimpiakos / Greqi) Klodian Duro (Tirana / Shqipëri) Devis Mukaj (Tirana / Shqipëri) Sulmues: Xhevahir Sukaj (Vllaznia / Shqipëri) Alban Bushi (Apollon Kallamarja / Greqi) Edmond Kapllani (Karlsruhe / Gjermani, Bundesliga 2) Erjon Bogdani (Kievo Verona / Itali Serie A) Hamdi Salihi (Ried / Austri Bundesliga) Besart Berisha (Hamburg / Gjermani Bundesliga)