Hyka: “Kundër Sllovenisë, synoj minutat e Maqedonisë”

EKSKLUZIVE-Vetëm pak ditë më parë, më 8 mars 2007, Jahmir Hyka mbushi 19 vjec, por gati një muaj më parë, ai festoi aktivizimin e parë me Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen e humbur me Maqedoninë (0-1), ku "Albanian Maradona" luajti disa minuta. Tani, më 13 mars, ish-lojtari i Dinamos (Shqipëri) dhe Rozenborgut (Norvegji), tashmë në radhët e Olimpiakos ka marrë sërish ftesën për ndeshjet zyrtare kundër Sllovenisë (më 24 mars 2007, në Shkodër) dhe Bullgarisë (28 mars 2007, në Sofie).
"Jam shumë i lumtur", është shprehur Jahmir Hyka, eksluzivisht për Albania-sport.com, pas shpalljes së listës zyrtare të lojtarëve të thirur nga trajneri kroat Oto Baric.
Me vetëm 168 cm i lartë (57 kg) Hyka zotëron magjinë e përpunimit të topit, "viktimë" e të cilit ka rënë edhe kroati më përvojë të madhe në punët e futbollit.
"Falënderoj Zotin dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar", shton Hyka, që nuk harron kurrë të përmendë se është një besimtar i devotshëm. "Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të gjithë bashkë të luftojmë për fitoren më Slloveninë", shton Jahmiri.
"Do të isha i kënaqur po të luaja të paktën ato minuta si me ndeshjen me Maqedoninë, por gjithsesi kjo është një e drejtë që e vendos trajneri", përfundon Hyka prononcimin e tij për Albania-sport.com.