E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç dhe misioni i vështirë “1” me Slloveninë

Nga Dash Frashëri
Botues i www.albania-sport.com

Oto Baric, trajneri i tretë i huaj i Kombëtares në pesë vitet e presidentit Duka, shpalli listën e lojtarëve që do të grumbullohen me rastin e ndeshjeve zyrtare me Slloveninë (më 24 mars 2007, në Shkodër) dhe Bullgarinë (28 mars 2007, në Sofie). Vetëm një pikë nga 9 të mundshmet Shqipëria nën drejtimin e trajnerit kroat në tri ndeshje ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë me Bjellorusinë (2-2, më 2 shtator 2006, Minsk), ndërsa ka humbur dy të tjera: me Rumaninë (0-2, më 6 shtator 2006, Tiranë) dhe me Holandën (2-1, më 11 tetor 2006, Amsterdam). Për fat të keq edhe në ndeshjen e parë ndërkombëtare të vitit 2007 përfaqësuesja kuqezi humbi 0-1 në Shkodër (7 shkurt 2007) në testin miqësor kundër Maqedonisë, duke krijuar një përshtypje aspak të mirë me mënyrën se si formacioni shqiptar interpretoi lojën. Shqipëria ka nevojë të ngutshme për pikë, teksa edhe objektivi i FSHF-së dhe përmes saj inderekt edhe objektiv i trajnerit Baric. Kreu i federatës ka bërë publike se kërkon tri pikët ndaj Sllovenisë (me apo pa Taren), për të kaluar edhe në renditjen e përkohshme kundërshtarin e datës 24 mars, i cili përpara ballafaqimit me Shqipërinë ka grumbulluar dy pikë më shumë se ne. Nga 3 gola, asnjë sulmues në shënjë Pas Luksemburgut, me zero pikë në tri ndeshje, por që ende nuk i është gëzuar një goli, Shqipëria është ekipi i dytë nga shtatë ekipet që formojnë Grupin G, që ka shënuar më pak gola: vetëm 3 në tri takime, dhe për ta bërë akoma më intriguese këtë fakt të tri golat janë shënuar në transfertë, 2 kundër Bjellorusisë në Minsk dhe 1 kundër Holandës. Edhe pse të gjithë pretendojnë se Baric më të zgjidhur ka vijën sulmuese përsa i përket emrave. Madje për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë e Bullgarisë nuk u thirr kapiteni Igli Tare, njëheherësh edhe golashënuesi i dytë më i mirë pas Alban Bushit në grupin e lojtarëve aktivë, asnjë sulmues nuk është autor i një prej tri golave, që u përkasin dy mesfushorëve (ofensivit Ervin Skela dhe difensivit Debatik Curri) si dhe një mbrojtësi (Besnik Hasit, jo natyral si mbrojtës). Mbrojtja një problem i pazgjidhur Edhe pse strategjia apo fytyra e Kombëtares sonë ka më shumë një imazh mbrojtës, kjo edhe për shkak se kundërshtarët tanë si Holanda, Rumania, Bullgaria në grupin aktual, por dhe ekipet e tjera me të cilët jemi përballë kanë në "roster"-in e tyre lojtarë potentë në vijën sulmuese, Shqipëria vuan nga mungesa e mbrojtësve të mirëfilltë. Pas largimit të Geri Cipit ende edhe kësaj dite nuk Kombëtarja jonë nuk ka një qendërmbrojtës të plotë në karakteristika. Ish-trajneri gjerman Hans Peter Briegel "sajoi" mesfushorin Besnik Hasi si një Cipi të ri, por si një Cipi të urgjencës, jo të vazhdimësisë. Në këtë opsion zgjidhje ra dhe vazhdon të jetë edhe Oto Baric, edhe pse Hasi është 35 vjec. ----------------- Renditja Grupi G ND F B H GSH GP Pikë Holanda 4 3 1 0 7 2 10 Bullgaria 4 2 2 0 7 3 8 Rumania 3 2 1 0 7 3 7 Bjellorusia 4 1 1 2 7 10 4 Sllovenia 3 1 0 2 4 7 3 Shqipëria 3 0 1 2 3 6 1 Luksemburgu 3 0 0 3 0 4 0 Lista anti-Slloveni e Bullgari 1. Arjan BEQAJ 3. Isli HIDI 4. Armend DALLKU 5. Elvin BEQIRI 6. Blerim RUSTEMAJ (?) 7. Nevil DEDE 8. Erjon XHAFA 9. Arjan PISHA 10. Besnik HASI 11. Debatik CURRI 12. Lorik CANA 13. Ervin BULKU 14. Altin HAXHI 15. Altin LALA 16. Jahmir HYKA 17. Klodian DURO 18. Devi MUKA 19. Xhevair SUKAJ 20. Alban BUSHI 21. Edmond KAPLLANI 22. Erjon BOGDANI 23. Hamdi SALIHI 24. Besart BERISHA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›