Bariç “pret” kokën e Likës, vjen Enea Koliqi

Nga Dash Frashëri
Albania-sport- Portieri i Shpresave, Enea Koliqi do të zëvendësojë Ilion Likën në listën zyrtare të lojtarëve të thirur nga trajneri kroat Oto Baric, në kuadër të sfidës zyrtare me Slloveninë (më 24 mars 2007, në Shkodër) dhe Bullgarinë (28 mars 2007, në Sofie). Lajmi bëhet i ditur për Albania-sport.com zëdhënsi i Federatës Shqiptare, Lysjen Nurishmi. Argumenti i largimit të Ilion Likës nga anti-Sllovenia e Bullgaria lidhet me mosaktivizimin e tij në ndeshjet e fundit me ekipin e Dinamos. Në fakt, Oto Baric e kishte të bërë të ditur për gazetën "Panorama Sport" se ishte në shqyrtim të rastit "Lika" por preteksti i paraqitur nga kroati kishte të bënte me një informacion të tij, se për Likën kishte një cështje gjyqësore. Koliqi, i cili që aktivizohet me Iraklis në Greqi, ka qenë një ndër të preferuarit e listës "Bushati". Trajneri i Kombëtares U-21 në prononcimet e tij ka shprehur gjithmonë një konsideratë pozitive për Koliqin. Gjatë një interviste për Albania-sport.com në prag të ndeshjes miqësore Greqi-Shqipëri (3-1, më 6 shkurt në Athinë), Bushati është shprehur "Është një lojtar i mirë, ka ditur të tregojë formën e tij në të gjitha ndeshjet dhe për më tepër është një shqiptar i denjë për vendin e tij. Unë besoj te aftësitë e Koliqit dhe personalisht shpresoj se ai do të jetë një nga portierët e Kombëtares A." Për Koliqin e thirrur nga Greqia padyshim do të jetë një eksperiencë e dobishme stërvitja pranë portierëve me përvojë si Arjan Beqaj dhe Isli Hidi. Largimi i Ilion Likës i jep shansin portierit të Tiranës, Hidi të jetë ai opsionin i dytë në portën e Shqipërisë.