Beson në humanizëm
Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 09:38
Mariah Carey ka kthyer besimin e saj në humanizëm duke ju falënderuar shtatzënisë së saj. Krijuesja e hitit “Hero” – e cila pret binjak me prezantuesin e televizionit Nick Cannon – ka qenë e ngazëllyer për të dhënë lajmin e lumtur dhe për përgjigjet dhe urimet e shumta që ka marrë nga adhuruesit e saj.
“Në përgjithësi i falënderoi shumë ata. Qëkurse unë dhe Nick kemi bërë paralajmërimin, njerëzit nga e gjithë bota na kanë uruar”, ka thënë ajo.
“Ne, në të vërtetë nuk dëshiruam ta tregojmë këtë por nuk mund t’i iknim publikut dhe syrit të tyre. Kështu që na mbetet ti falënderojmë ata për ngrohtësinë e treguar. Kjo me ka bërë që të besoj më shumë në humanizëm”, tha ajo.