E Diel, 1 Nëntor 2026

Paltrow, e papërgatitur për xhirim

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 09:41

Gwyneth Paltrow “ka hëngër shumë” kështu që nuk ka qenë e përgatitur për rolin e saj të ri.

Aktorja e filmit “Iron Man” – e cila rrit dy fëmijë me burrin e saj Chris Martin – i është thënë që duhet të humbet disa kilogram për të luajtur rolin e një këngëtareje të muzikës “Country”, që do të thotë se ajo duhet të bëj dietë.

“Është një gjë interesante”, tha Gwyneth. “Nuk kam pasur shumë afinitet që të rri pa ngrenë. Por kjo është edhe argëtuese. Kjo ju bën edhe të shëndetshme dhe ju frymëzon të punoni më shumë. Po punoj shumë për këtë film”, tha ajo.

Paltrow përpos kësaj ka treguar se ajo e ka ndihmuar Taylor Swiftin dhe Jake Gyllenhaalin që të bashkohen dhe të fillojnë një lidhje së bashku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›