Byzylyk për Swift
Jake Gyllenhaal ja ka blerë një byzylyk me vlerë prej 100 000 dollarësh këngëtares Taylor Swift.
Aktori 30 vjeç – për të cilin thuhet se është në lidhje me këngëtaren nga tetori – deri me tani i ka bërë shumë dhurata asaj, përderisa byzylykun ja ka dhuruar në ditëlindjen e saj të 21’të, të cilën ajo e festoj me 13 dhjetor, madje ai ja ka dhuruara asaj edhe një kartolinë.
“Është një byzylyk që vlen sa një kukull e Oskarit pasi që ka rreth saj mbi 30 karat diamant dhe ari të bardhë. Kjo i ka kushtuar Jake’it 100 000 dollarë, por ai ka dashur që t’ja bëj asaj një dhuratë speciale për ditëlindje”, ka thënë një burim.
“Të dy janë të dhënë pas kafes kështu që kanë blerë edhe kafenë më të mirë në botë që njihet me emrin Kona si dhe një kartolinë si urim për ditëlindje”.