Beson në kualifikim

Valon Behrami me padurim priste të luajë për Zvicrën, në Kampionatin botëror, pas një lëndimi që e la jashtë fushës, në ndeshjen kundër Spanjës. Kosovari sanoi lëndimin dhe kundër Kilit iu rikthye fushës së gjelbër.
Por ai u ndëshkua pa të drejtë në minutën e 31-të me karton të kuq, nga referi arab, Khalilk Al Ghamdia, pas një ndërhyrjeje të lehtë në Arturo Vidalin, të cilin e goditi pa qëllim me dorë në fytyrë.
Ëndrra e mesfushorit të West Hamit mund të përfundojë këtu, i cili edhe në kampionatin Botëror Gjermania 2006, ishte i pafat, ku për shkak të lëndimit nuk arriti të luajë më shumë se dy minuta.
“Ishte një vendim i pabesueshëm. Kishte një kontakt të vogël të dorës sime në mjekrën e tij dhe ai u rrëzua sikurse ta kisha goditur me bërryl. Gjithkush mund të bëj gabim, mirëpo ky gabim do të thotë shumë për mua, sepse ëndrra për të luajtur në Botëror mund të përfundojë këtu”, tha Behrami për The Sun.
Behrami po ashtu ka thënë se është i befasuar nga vendimi i referit Khalil Al – Ghamdi, i cili e ndëshkoi drejtpërdrejt me karton të kuq, në ndeshjen ku skuadra e tij u mposht nga Kili me rezultat 1-0.
Behrami ishte duke mbrojtur topin dhe kishte ngritur duart lart kur kishte goditur rastësisht sulmuesin e Kilit, Arturo Vidal dhe pastaj kishte ardhur vendimi i çuditshëm.
“Si do të ndihem tani pasi që ëndrrat për Botëror m’u shkatërruan? Një sezon sikurse ky, është i pabesueshëm. Jam befasuar (me kartonin e kuq) sepse është normale të ketë kontakte në futboll. Lëvizja e ime nuk kishte për qëllim që ta dëmtojë lojtarin pas meje. Vetëm dëshiroja ta mbroja topin, sikurse bëj gjithmonë”, tha Behrami për BBC.
Në fund, Behrami ka thënë se ai ka marrë përkrahje nga shokët e skuadrës dhe insiston se reagimi i Vidalit ka ndikuar në marrjen e vendimit të referit. “Pasi e shikoi se çfarë ndodhi, atij i erdhi keq për mua”, tha ai. “Natyrisht, shokët e mi të skuadrës do të kalojnë në raundin tjetër, sepse e meritojnë një kalim në të tetën e finales. Ky do të jetë rikthim për mua”, tha ai.
Edhe Vidal ka thënë se është i befasuar me kartonin e kuq që i është ndarë kosovarit. “Bërryli i tij ka pasur kontakt me mjekrën time. Definitivisht ishte ndërhyrje për karton të verdhë, pra nuk kam pritur karton të kuq”.
Nga ana tjetër, trajneri Ottmar Hitzfeld ka akuzuar yllin e përfaqësueses kiliane për aktrimin e tij duke thënë se ndërhyrja nuk kishte të bënte me karton të kuq.
“Pas kësaj, ishte vështirë që të mbronim portën tonë për 60 minuta të tjerë, sidomos para një skuadre siç është Kili. Ndërhyrja nuk ishte as për karton të verdhë, e lëre më për të kuq. Natyrisht se jam i shqetësuar për këtë gjë”, tha trajneri gjerman.
Ish-lojtari i Liverpoolit, Mark Gonzalez arriti ta kalonte Kilin në epërsi në minutën e 75-të të ndeshjes. Kili tani ka nevojë vetëm që t’i shmanget humbjes nga Spanja, për të marrë vendin e parë në grupin H.
Ndërkaq, Zvicra duhet që ta mposhtë Hondurasin, për të kaluar më tej. Vlen të theksohet se sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Eren Derdiyok pati një mundësi të mirë shënimi në fund të ndeshjes, pasi kishte marrë një pasim fenomenal nga sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku. Por, ai nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, duke e dërguar topin jashtë kornizave të portës.