Afrika, nënkampione për shikueshmëri

Shikueshmëria në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut pritet të jetë më e larta prej kur gara ishte zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1994, ka thënë kryetari i Komitetit Organizativ, Danny Jordaan.
“Mendoj se do të arrijmë shikueshmërinë e dytë më të lartë në historinë e kampionatit botëror, pas Shteteve të Bashkuara”, tha Jordaan gjatë një konference për shtyp, derisa gara arriti gjysmën e rrugëtimit me zhvillimin e 32 nga gjithsej 64 ndeshjet.
“Me gjasë do të arrijmë në mbi tre milionë (bileta të shitura), andaj kjo do të jetë shifra e dytë më e lartë sa i përket numrit të biletave të shitura”, shtoi ai.
Shikueshmëria gjatë 11 ndeshjeve ishte rreth 5 mijë tifozë më e lartë se në periudhën e njëjtë të Botërorit të kaluar në Gjermani, kryesisht për shkak se disa stadiume të Afrikës së Jugut janë më të mëdha se ato në Gjermani, shpjegoi Jordaan.
Organizatorët hetuan shikueshmërinë e dobët në katër ndeshjet e para, të cilat sollën sektore të zbrazëta të tribunave, meqë disa tifozë nuk u paraqitën, edhe pse kishin blerë biletat.
Pavarësisht eliminimit të nikoqirit, Afrikës së Jugut, pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Francës, të martën, Jordaan ka thënë se shteti është i lumtur që ka përcjellë organizim të suksesshëm të Kampionatit botëror.
“Është ngjarja e cila është në zemrën e jugafrikanëve si dhe ekipit tonë. Deri më tani, ka qenë një tregim i shkëlqyeshëm dhe i suksesshëm. Nuk mund të krahasoni sasinë e ndjenjës së jugafrikanëve për shtetin e tyre, krenarinë e tyre të fituar gjatë Botërorit dhe mënyrën si ata shihen nga mbarë bota. Ky shtet kurrë në historinë e tij nuk ka pasur raportim kaq pozitiv gjatë një periudhe kaq të gjatë”, përfundoi Jordaan.