E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bestselleri i Stieg Larsson vjen në Millenium

The Girl With the Dragon Tattoo, një film i regjisorit David Fincher, me protagonistë të mirënjohurit Daniel Craig e Christopher Plummer dhe aktoren e re Rooney Mara, ka mbërritur edhe në Kinema Millenium në Tiranë. Filmi ishte i lakuar edhe në ceremoninë më të fundit kinematografike, ku ishte nominuar për Golden Globe në kategorinë e aktores më të mirë dramatike, si dhe për muzikën më të mirë. The girl With the Dragon Tattoo bazohet në një nga pjesët e triologjisë bestseller Millennium Series të shkrimtarit dhe gazetarit suedez, Stieg Larsson. Protagonisti Mikael Blomkvist është një gazetar i njohur për guximin dhe investigimet e tij. Ai punësohet nga një Henrik Vanger, industrialist i fuqishëm suedez, i cili prej dyzet vjetësh kërkon të vërtetën për vrasjen e mbesës së tij. Mikael bashkëpunon me Lisbeth Salander, një agjente intuitive tepër e mbyllur në vetvete me një të shkuar të turbullt. Lisbeth tërhiqet nga Michael, i cili nuk ngurron të flirtojë dhe të bjerë në dashuri me të. Por fantazmat e së shkuarës do të zgjohen e rrugëtimi i tyre nuk do të jetë i lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›