100 vjet Pavarësi, Berisha: Shtetin e konsolidoi, Mbreti Zog
TIRANË- Një seancë e posacme po mbahet sot në Kuvendin e Shqipërisë celi kalendarin e veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj hapëse nga foltorja e Kuvendit nënvizoi se sot shqiptarët celebrojnë ditëlindjen e madhe kombëtare.
BERISHA: NJË QËNDRIM, NJË KOMB
Ora 12:45 Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së kalendarit të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se sot përfaqësues nga mbarë trevat shqiptare mblidhen në ditën kur prijësi i vendit mbylli sytë.
"Jemi mbledhur në ditën kur mbylli sytë prijësi i vendit, skënderbeu, në një akt të madh nderimi ndaj atij të cilit i detyrohemi ekzistencën e kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur si përfaqësues të të gjitha trevave për të estuar fillimin e 100 vjetorin e pavarësië. Këtë ngjarje ja dedikojmë faktit që ne në çdo kohë, në çdo fortunë qëndruam sëbashku, thellë në shpirtin, zemrën dhe aspiratën e shqiptarëve. Thellë në shpirt qëndron parimi një komb, një qëndrim, asgjë nuk mund të ndajë shirtin e një kombi, trupin po. Lavdi Zotit ne vijmë të lirë në sallë se qëndruam së bashku”,- deklaroi Berisha.
Kryeministri shqiptar u shpreh se një nderim i madh në këtë ditë i takon plakut të urtë të Vlorës, i cili u shpreh kundra qëllimit të tryezave botërorëe për fshirjen e shteti shqiptar nga harta.
“Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftrave shqiptare në Kosovë dhe trevat të tjera. Sot nderimi më i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemali, i cili në rrethanat më të vështira kmbëtare dhe ndërkombëtare shpalli në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse në 1/3 e vendit. Ky vizionar e kishhte të qartë se në tryezat e kohës ishte qëllimi fshirja nga harta e botës e shqiptarëve dhe shtetit të tyre”,- u shpreh Berisha.
100 vjet Pavarësi, Berisha: Kontribut të madh, Mbreti Ahmet Zogu
Berisha theksoi sot në fjalën e tij në seancën speciale për celjen e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë se kontribut të cmuar dhe të madh për konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.
"Do kujtoj emra të cmuar që kontribuan, për pavarësinë, “Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ahmet Zogu, sepse në mënyrë të vecantë për përpjekjen për konsolidimin e shtetit shqiptar dha ndihmesë të madhe, dhe ky është Mbreti i parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu”.
Berisha e vlerësoi këtë përvjetor të 100-të të pavarësisë si kryengjarja e një shekulli për shqiptarët
“Parimi një komb, një qëndrim është i rrënjosur thellë në mendësinë e shqiptarëve”.
Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se në ato vite parim themelor, ishte cështja kombëtare. “Në vitet '90 ne shpallëm si parim themelor çështjen kombëtare, si yllin polar të politikës shqiptare. Ky është një shekull i përpjekjeve dhe sakrificave tona të mëdha mbarëshqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni et”.
KRASNIQI
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti seancën speaciale që organizoi Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Krasniqi theksoi se pavarësia e Shqipërisë, data e shpalljes së saj, është një datë e vecantë dhe për Kosovën, pasi nga ajo datë pati vetërilindije dhe rilindje.
Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari që mund të barazohen me simiozën mencuri dhe trimëri, sollën përvjetore të tillë që nuk mund të jenë vec bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet të marrë shembull nga këta emra.
“Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme, liderët ti thërrasin mendjes për harmoni , të veprojnë me arsye, të shërbejnë me mirëkuptim, të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”.
Më tej, Krasniqi theksoi se Shqipëria pavarësisht se nga kush qeveriste është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata. “Mund të ndërrohen formacione të administrimit, por Shqipëria, shteti i shqiptarëve, të gjallë e të shuar do të jetojë për jetë të jetëve. Të nderuar bashkëkombas, në këtë përvjetor jubilar nuk dua të fsheh ndjenjën e krenarisë, kënaqësinë, e kundërta do më c’përfytyronte, Shqipëria do jetë në jetë të jetëve e lirë dhe e pavarur”.
TOPALLI: CELEBROJMË DITËLINDJEN E MADHE KOMBËTARE
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj hapëse nga foltorja e Kuvendit nënvizoi se sot shqiptarët celebrojnë ditëlindjen e madhe kombëtare.
“Sot jemi për të celebruar ditëlindjen e madhe kombëtare. Ne këtë vit nderojmë të lirë ngritjen e flamurit të finalizuar në Vlorë. Në historinë tonë kombi ka festuar ditëlindjen dy herë, e para 1444 dhe 1912 për të mbërritur në pavarësinë e Kosovës Gjatë Rilindjes para dhe gjatë lidhjes së Prizrenit, e më pas për të mbërritur tek dita e flamurit përpjekjet ishin të mëdha. Ideali dhe qëllimi i shejtë i Skënderbeut ishte bashkimi i shqiptarëve. Feja e shiptarëve është Shqiptaria, Pasko Vaso i parapriu shekullarizimit me këtë shprehje”,- theksoi Topalli.
Kryeparlamentarja Topalli, e cilësoi historinë e krijimit të shteti shqiptar si histori gjaku dhe djerse për ato që e jetuan dhe përcaktuan të ardhmen e shqiptarëve.
“Ne nderojmë ato që lexuan deklaratën e pavarësisë. Historia për krijimin e shteti shqiptar nuk ishte vetëm histori gjaku, por edhe djerse dhe vizioni që përjetuan të ardhmen e vet dhe të tonën. Pa veprën e tyre ne nuk do kishim Shqipëri, Kosovën, flamurin dhe kombin ndaj ne festojmë me liri ditën tonë të flamurit”,- u shpreh Topalli.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se shqiptarët festojnë dhe i falen flamurit të Skëndërbeut, i cili përmbledh kujtimet e një kombi.
Te pranishem
Të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë si nga PD dhe nga PS, jane dhe edhe anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi, ndersa ne llozha jane para te ulur perfaqesues te trupavet diplomatike te akredituar ne Shqiperi.
Ndërkohë, jashtë ambjenteve të Kuvendit jane performuar këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.
(da.bo/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Krasniqi: Liderët sot me vese, të marrin shembull nga liderët historikë 544 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Shqiptarët e Maqedonisë aktivitete për 100 vjetorin e pavarësisë FOTO: 100 vjetori i pavarësisë, Kuvendi seancë speciale