Protesta e VV, Avokati i Popullit: Dhuna e policisë, e panevojshme
PRISHTINË- Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e vlerësoi sot ndërhyrjen dhe dhunën e policisë gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdarë dhe Dheun e Bardhë më 14 janar si të panevojshëm, të pajustifikueshëm dhe joproporcional.
"Pjesëtarët e njësisë speciale anë përdorur dhunë edhe gjatë transportimit të të arrestuarve, madje edhe në stacionin policor në Podujevë, në praninë e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, të cilët në një moment janë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e punës së tyre nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale", thuhet në deklaratën e Avokatitit të Popullit.
Në fillim, vijon deklarata, arrestimet janë bërë në mënyrë përzgjedhëse, me fokus të veçantë tek organizatorët, sidomos deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të pranishëm në protestë, ndaj të cilëve është përdorur dhunë, ndërkohë që policia ka përdorur dhunë edhe ndaj një përfaqësuesi të medias.
Shumica e të arrestuarve në stacionet policore në Podujevë dhe në Gjilan janë vizituar nga përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, ndërsa është vënë re se ka qenë e vështirë të bëhet identifikimi i zyrtarëve të policisë nga të arrestuarit, por edhe vëzhguesit.
Avokati i Popullit shpreh keqardhje për të gjithë të lënduarit me rastin e protestës së 14 janarit dhe kërkon një hetim të detajuar gjyqësor të sjelljeve të pjesëtarëve të policisë, si dhe kërkon identifikimin e të gjithë personave, që kanë përdorur dhunë gjatë protestës.
Avokati i Popullit kërkon nga të gjitha palët respektimin e zbatimin e ligjeve në fuqi, kurse nga autoritetet publike garantimin e të drejtës së lëvizjes së lirë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve.
(d.b/BalkanWeb)