E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golden Globe, triumfon The Artist, filmi bardhë e zi

Një trofe për një... qen Në tapetin e kuq të Golden Globe, madje mes fituesve nuk mungoi edhe një qen, që tërhoqi jo pak vëmendje. Ishte Huggie, protagonist i filmit The Artist, një qen Terrier 9-vjeçar i Jak Russell. Qeni ka pozuar me stil aktori pranë trofeut të filmit më të mirë komedi. Huggie është një qen i stërvitur, por regjisori Michel Hazanavicius ka rrëfyer se mënyra më e mirë për ta bërë të aktronte, ishte të fshihte salsiçet në xhepin e protagonistit.

U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve

Drama më e mirë The Descendant, fiton Scorsese për regjinë, Streep e Clooney për aktrimin

Një film pa zë, homazh për kinemanë e viteve 30 dhe një film familjar triumfuan në edicionin e 69-të të çmimeve Golden Globe. Ashtu si edhe pritej, duke parë numrin e kandidimeve, filmi bardhë e zi The Artist, që vinte nga Franca, ka rrëmbyer më shumë trofe në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Beverly Hilton Hotel në Los Angeles. Filmi me regji dhe skenar nga Michel Hazanavicius ka marrë 3 Golden Globe si filmi më i mirë në kategorinë komedi ose muzikal, për aktorin më të mirë, protagonistin Jean Dujardin dhe si kolona zanore origjinale. Filmi pa zë The Artist dhe drama familjare The Descendants ishin protagonistët e mëdhenj të ceremonisë së çmimeve Golden Globe, që u paraprijnë atyre Oscar, të cilët ndahen në fund të muajit shkurt. Në fushën e aktrimit kanë shkëlqyer George Clooney dhe Meryl Streep, të cilët u shpallën si aktorët më të mirë në kategorinë e filmit dramatik.
Clooney, kandidat për tri çmime, rrëmbeu trofeun e aktorit më të mirë për interpretimin në filmin The Descendants, ku luan rolin e një bashkëshorti e të një babai, fillimisht indiferent e më pas në kërkim të kohës së humbur për të vendosur lidhjet me fëmijët e tij. Ndërsa Meryl Streep u shpall si aktorja më e mirë dramatike, për interpretimin e rolit të Margaret Thatcher në filmin e drejtuar nga Phyllida Lloyd dhe dedikuar të vetmes grua në postin e kryeministrit në

Thatcher e censuruar Ndonëse emri i saj përflitej prej kohësh si fituesja më e mundshme e çmimit Golden Globe si aktorja më e mirë për interpretimin e rolit të Margaret Thatcher, aktorja Meryl Streep u befasua aq shumë, kur Colin Firth lexoi emrin e saj, saqë harroi të merrte me vete syzet. Mes duartrokitjesh të shumta të kolegëve që u ngritën në këmbë për të, Streep u ngjit në skenë dhe vetëm atëherë kuptoi se e kishte të pamundur të lexonte fjalimin që kishte përgatitur. Teksa ndihej konfuze dhe e emocionuar, i shpëtoi nga goja një fjalë turpi (shit), që regjia nxitoi ta mbulonte me një bip. Më pas, aktorja, që e merrte këtë çmim për të tetën herë, ka improvizuar një fjalim, ku falënderonte të gjitha koleget kandidate.

Mbretërinë e Bashkuar. Për aktoren, ky është i teti Golden Globe. Të tjera çmime të rëndësishme i shkuan Martin Scorsese për regjinë më të mirë, për filmin Hugo Cabret, ndërsa Morgan Freeman-it i shkoi çmimi special Cecil B. De Mille. Salla është ngritur në këmbë për dy këta emra të mëdhenj të kinematografisë botërore. Ashtu si edhe herët e tjera, në ceremoni mungoi Woody Allen, të cilit i shkoi trofeu për skenarin më të mirë, për filmin Midnight in Paris. Nuk doli pa trofe edhe Madonna për këngën më të mirë origjinale. U ndanë të tjerë trofe për filmat televizivë, miniseritë, aktorët jo protagonistë etj.
Golden Globe janë çmimet e ndara çdo vit nga përfaqësuesit e shtypit të huaj në Hollywood dhe tradicionalisht janë konsideruar si një parantezë e çmimeve Oscar. Për këtë vit Golden Globe janë konsideruar si një triumf i Europës, që nga francezët e The Artist, tek britaniku Doënton Abbey, apo tek anglezja Kate Winslet, e vlerësuar si protagonistja e miniserisë Mildred Pierce. Shpresat që kjo tendencë të ruhet edhe në çmimet Oscar janë të mëdha. Shpallja e kandidaturave do të zhvillohet në datën 24 janar, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 26 shkurt.

Trofetë 2012
Filmi më i mirë dramatik
The Descendants
Aktorja më e mirë në një film dramatik
Meryl Streep Iron Lady
Aktori më e mirë në një film dramatik
George Clooney The Descendants
Komedia ose muzikali më i mirë
The Artist
Aktorja më e mirë në një komedi ose muzikal
Michelle Williams My Week With Marilyn
Aktori më e mirë në një komedi ose muzikal
Jean Dujardin The Artist
Filmi më i mirë i animuar
The Adventures Of Tintin
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj
A separation (Iran)
Aktorja më e mirë jo protagoniste
Octavia Spencer The Help
Aktori më i mirë jo protagonist
Christopher Plummer Beginners
Regjisori më i mirë
Martin Scorsese Hugo
Skenari më i mirë
Woody Allen- Midnight in Paris
Kolona më e mirë zanore
Ludovic Bource The Artist
Kënga më e mirë
Masterpiece W.E. ( Madonna, Julie Frost dhe Jimmy Harry)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›