Ja kategoritë që përfitojnë rritje page
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Qeveri e vogël ka qenë premtimi ynë, të cilit ne i jemi përmbajtur me seriozitetin më të madh. Qeveria që unë kryesoj ka shpenzimet operative më të ulëta se çdo qeveri tjetër e Evropës, si përqindje e GDP-së”
Zbardhet skema e rritjes së pagave për të gjitha kategoritë. Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së radhës ka vendosur rritjen e pagave për 13 kategori. Ndër kategoritë përfituese janë mjekët, infermierët, mësuesit e sistemit parauniversitar dhe funksionarwt e thjeshtë. Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij e cilësoi këtë rritjen më të madhe të pagave në Evropë, sigurisht duke iu referuar Prodhimit të Brendeshëm Bruto. Por rol të rëndësishëm, sipas shefit të Qeverisë, në këtë proces ka luajtuar edhe ulja e shërbimeve operative, e cila është reduktuar gati me 2 për qind, krahasuar me qeverinë parardhëse të Fatos Nanos. Ai pohoi se zvogëlimi i administratës në rreth 104 mijë punonjës i dha vendit administratën më të vogël për frymë në Evropë, por nga ana tjetër, rritja e pagave në këto 3 vjet ka qenë më e lartë se në çdo vend tjetër të Evropës. Megjithatë, sipas tij, kjo ngarkesë për taksapaguesit shqiptarë zë vetëm 6.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke informuar mbi vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, Berisha u shpreh se pagat e funksionarëve të lartë rriten me 4 për qind, pagat për punonjësit e ministrive dhe institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave rriten me 7 për qind, ndërkohë që pagat për arsimtarët e sistemit parauniversitar rriten me 14 për qind. Për sa i përket sektorit të shëndetësisë, Kryeministri theksoi se për 12 mijë infermierë dhe për 4700 mjekë pagat rriten me 15 për qind. Ndërsa për punonjësit me paga të ulëta, kryeministri Berisha vuri në dukje se kjo rritje do të variojë sipas kategorive nga 7 në 15 për qind. “Pas rritjes së pensioneve, kjo politikë pagash është një hap tjetër madhor i këtyre 3 viteve qeverisje, me të cilën ne kemi hedhur bazat për një administratë të mirëpaguar”, - tha kryeministri Berisha. Në këtë drejtim, Berisha u shpreh se të gjitha këto janë realizuar duke zvogëluar peshën e pagave në zërin e përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore duke rritur ndjeshëm investimet. “Qeveri e vogël ka qenë premtimi ynë, të cilit ne i jemi përmbajtur me seriozitetin më të madh. Qeveria që unë kryesoj ka shpenzimet operative më të ulëta se çdo qeveri tjetër e Evropës, si përqindje e GDP-së. Nëse paraardhësit tanë shpenzonin 3.9 për qind për shpenzime operative, ne sot shpenzojmë qartësisht rreth 1.9 apo 2 për qind për këto shpenzime”, - tha Kryeministri.
Kategoritë
Paga mesatare për punonjësit buxhetorë
Viti 2005 Viti 2008 rritja %
27336 lekë 42439 lekë 55
Paga mujore e punonjësit e institucioneve në varësi të ministrive apo institucioneve të tjera 46 939
31 275 lekë 45000 50
Paga mujore e punonjësit tw arsimit parauniversitar 36 288 arsimtarë
23100 lekë 45300 lekë 75
Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme
20068 lekë 35013 lekë 75
Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare
23665 lekë 41847 lekë 77
Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme
26240 lekë 45055 lekë 72
Paga mujore për infermierët
15044 lekë 28564 lekë 89
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare
16150 lekë 29061 lekë 80
Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik
14500 lekë 26534 lekë 83
Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore
13500 lekë 24300 lekë 80
Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë
22683 lekë 41700 lekë 84
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare
23567 lekë 39700 lekë 68
Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik
19850 lekë 37672 lekë 90
Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe
19492 lekë 37000 lekë 90
Paga mesatare për punonjësit e tatimeve
41531 lekë 62497 lekë 50
Paga mesatare për 999 punonjësit e doganave
36486 lekë 68704 lekë 88
Pagat për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 për qind
Pagat në sektorin e shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4700 mjekë në vend rriten me 15 për qind
Pagat për punonjësit me paga të ulëta rriten në masën nga 7-15 për qind, sipas kategorive.
Vendimi
Paga minimale 17 mijë lekë
Paga minimale mujore për të gjithë punonjësit nuk do të jetë më e vogël se
17.000 lekë. Ky vendim është marrë dje nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 2 e 5, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. “Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 17.000 (shtatëmbëdhjetë mijë) lekë. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 98 (nëntëdhjetë e tetë) lekë”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Po aty caktohet se çdo shtesë me karakter të përhershëm jepet mbi pagën bazë ndërkohë që është shfuqizuar vendimi nr.235, datë 27.2.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”. Ky vendim i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2008.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008