Nënshkruhet karta “sistemet shëndetësore, shëndeti dhe prosperiteti"
Autori i Lajmit: red.
Organizata Botërore e Shëndetësisë organizoi Konferencën Ministeriale Europiane mbi “Sistemet Shëndetësore” në Talin të Estonisë, nga data 25-27 Qershor, bënë të ditur dje burime të Zyrës së Shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas këtyre burimeve, në këtë Konferencë merrnin pjesë përfaqësues të 53 vendeve të rajonit europian si dhe një delegacion i MSH-së, i kryesuar nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Dr. Zamira Sinoimeri si dhe zv/minisri i Financave Sherefedin Shehu. Synimi i kësaj konference ishte nxitja e Ministrave të Shëndetësisë dhe të Qeverive, ku bëjnë pjesë drejt një kuptimi më të mirë të ndikimit të sistemeve shëndetësore mbi shëndetin e popullatës dhe mbi zhvillimin ekonomik, si dhe përdorimi i të dhënave mbi strategjitë efektive për të përmirësuar perfomancën e sistemeve shëndetësore për të siguruar qëndrueshmëri të financimit dhe respektim të parimit të solidaritetit. Gjatë punimeve të kësaj konference u nënshkrua dhe Karta “Sistemet shëndetësore, shëndeti dhe prosperiteti”.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008