Minatorët të vendosur, sot protestë para Presidencës
Autori i Lajmit: red.
Pas dy javësh në ngujim dhe pa asnjë përgjigje nga qeveria minatorët i drejtohen Kreut të Shtetit për ndihmë. Ata thanë se nesër (sot) do të zhvendosin protestën nga selia e Kryeministrisë te ajo e Presidencës nga ku do t i bëjnë thirrje Kryeministrit Berisha të reagojë ndaj kërkesave të tyre. Kërcënimi tjetër i minatorëve pas ndërprerjes së ujit është refuzimi i ndihmës mjekësore. Ndërkohë që është përkeqësuar gjendja e dy minatorëve, që kanë hyrë në grevë urie prej 15 ditësh. Ëngjëll Papajani dhe Bardhyl Murrja, të dy në gjendje të rëndë për jetën refuzuan të shtrohen në spital, por kërkuan që të vazhdojnë grevën bashkë me kolegët e tyre. Ndërkohë sipas informacioneve të fundit edhe gjendja e grevistëve të tjerë po rëndohet gjithnjë e më tej. Prej tri ditësh ata kanë refuzuar të konsumojnë edhe ujin.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008