Beteja diplomatikeTadic letër shteteveHyseni në SHBA
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, në një intervistë për të përditshmen e Beogradit “Vecernje Novosti” është shprehur se vendimi i GJND-së, me të cilin pohohet se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, e ka vënë Serbinë në situatë shumë të vështirë.
“Përgjigja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë ka dëshpëruar Serbinë. Ai nuk është ashtu siç e kishim pritur. Do të na bëjë më të vështirë luftën për pjesën e shtetit, do të na fusë në grindje, ndoshta, me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, që pret të ‘pranojmë realitetin’...”, është shprehur Jeremiç, por ai megjithatë ka shfaqur bindjen se ky vendim nuk do të ndryshojë asgjë në qasjen e Serbisë kundrejt çështjes së Kosovës. Sipas Jeremiç akti i ndarjes së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, edhe pas mendimit të GJND-së. Sepse, sipas tij, gjykata nuk ka dhënë “në pyetjen thelbësore – a kanë pasur të drejtë shqiptarët të shkëpusin një pjesë të territorit?”. Pres se do të ketë mjaft shtete që do të tregojnë mirëkuptim për qëndrimin tonë”, i ka thënë Jeremiç per “Vecernje Novostit”. I pyetur për idenë e ndarjes së Kosovës ose për shkëmbim territoresh, Jeremiç është përgjigjur se “në këtë moment të gjitha fuqitë tona janë të orientuara nga lufta për fillimin e një procesi që do të çonte në zgjidhje me kompromis për Kosovën.
“Kjo qeveri, si çdo tjetër në të ardhmen, asnjëherë nuk do të guxojë të njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës. Ky është detyrim i ynë kushtetues, politik, por edhe historik e moral”. – ka thënë Jeremiç.
Ministri i Jashtëm serb informoi se presidenti Tadic nëpërmjet një letre të adresuar 55 shteteve u kërkon të vazhdojnë të mos njohin pavarësinë sepse “... do të kontribuonte instalimit të precendetit të rrezikshëm që do të trimëronte shumë lëvizje secesioniste në botë.
Jeremic ka paralajmëruar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të penguar fushatën e Kosovës dhe të miqve të saj nëpër botë për njohje të reja.
Nderkaq, ministri i jashtëm kosovar Skender Hyseni është nisur për në Nju Jork ku do të ketë dhjetëra takime me përfaqësues të përhershëm të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
“Ne do të bëjmë të pamundurën të arrijmë kontakte me sa më shumë bashkëbisedues dhe të përpiqemi t’i bindim të mos bien pre e presioneve”, është shprehur ai.
(s.g/BalkanWeb)