Tani e ka radhën Shqipëria
Vizita e Fatmir Sejdiut dje në Shqipëri nuk ishte e papritur. Diplomatët shqiptarë thonë se ajo ishte parashikuar kohë më parë, para shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Por ja që mëngjesi i punës me Presidentin e Republikës, e më pas takimi me kryeministrin Berisha, për Sejdiun, nuk ishin takime aq të paplanifikuara.
Serbia duhet të ndihet tashmë më e trembur se kurrë, ndoshta jo për qeverinë e vet, por për stabilitetin dhe kërkesat e disa prej qarqeve nacionaliste brenda saj.
Por shqiptarët nuk kanë pse shqetësohen për këtë. Shqiptarët, në Shqipëri, e shqiptarët në Kosovë, tani, më shumë se kurrë duhet të mendojnë për veten e të ardhmen e tyre.
E thjeshtë të thuhet se jemi dy shtete, kemi një gjuhë...Por më shumë se kurrë, tani jemi një komb. Nuk është e rëndësishme se ku është trau i doganës, ashtu sikurse nuk është fare e rëndësishme pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata e Hagës, nëse në Prishtinë nga Tirana, shkojmë me avion, apo nëpërmjet rrugës së Kombit, apo nëse në doganë paraqesim pasaportën biometrike, apo vetëm me kartën e identitetit. Ajo që ndihet më imediate në këto momente, është pikërisht njohja e pavarësisë së një pjese të një atdheu të madh.
Këtë ka bërë dje Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Takimi i tij me Sejdiun nuk ishte thjesht një mëngjes pune, apo një përshëndetje nga ana e presidentit tonë për homologun e tij të Kosovës. Përtej asaj që zyrtarisht u tha në media, dy presidentët kanë diskutuar më gjatë e pikërisht, lobimin që duhet të bëjnë të dy vendet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Tani, radhën e ka Shqipëria. Në 20 shtator do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Serbia e ka thënë qartë se debatin do ta transferojë nga Haga në OKB. Pak duhet t’u interesojë shqiptarëve kjo çështje pikërisht në këtë moment. Ajo që është e rëndësishme, është fakti që të mos “dehet” nga fitorja. E, mëngjesi i punës i shërbente këtij qëllimi. Një axhendë e qartë, një listë e gjatë e vendeve skeptike është vendosur në tryezën e mëngjesit të punës së dy presidentëve. Shqipëria duhet të marrë rolin dhe përgjegjësinë e vet. Duhen kontaktuar në këtë moment të gjitha vendet skeptike. Ato vende që kanë deklaruar më parë, se do të prisnin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për t’u shprehur mbi pavarësinë e Kosovës. Në fund të fundit, nuk ka kohë për pushime vere, ka kohë për një punë të madhe diplomatike të shtetarëve tanë. Këtë kanë bërë edhe presidenti Topi, dhe kryeministri Berisha. Madje, sinjali i parë u dha që ditën e djeshme. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta u ka dërguar nga një letër këtyre vendeve skeptike, ku u ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por, më shumë se letra do të duhen kontaktet bilaterale. Dhe shqiptarët, këtë radhë nuk ndihen të persekutuar. Pas mbështetjes së padiskutueshme që kanë dhënë SHBA e Britania e Madhe për Kosovën, tani, në mbështetje të plotë është edhe vendimi i Gjykatës së Hagës.
Sigurisht diplomacia funksionon, por ajo nuk është gjithmonë i vetmi mjet. Në të njëjtën kohë shqiptarët do të duhet t’i tregojnë botës se kanë aftësitë e tyre shtetformuese. Por, këtu kemi defektet tona. Dhe një nga çështjet është fakti se si në Kosovë dhe në Shqipëri, akuzat për korrupsion në nivele të larta të drejtimit kanë qenë të pashmangshme. Në Kosovë, EULEX po bën “kërdinë” me ministra e guvernatorë; ndërsa në Shqipëri, një ndër arsyet pse pengohet marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, është pikërisht ky lloj korrupsioni që nuk arrihet të luftohet. E askush prej nesh akoma nuk e di se ç’do të kishte ndodhur në Shqipëri nëse këtu do të kishte fuqi ligjore një “EULEX”.
Kjo është sfida e parë, e bashkë me të, është dhe diplomacia. Shqipëria e Kosova, me axhendën e tyre konkrete e me vendet që ishin listuar në mëngjesin e punës mes dy presidentëve ditën e djeshme, do të duhet të udhëtojnë shumë. Historiani Pëllumb Xhufi, tri ditë më parë në emisionin “Studio24” në ‘News24’, evidentoi se kryediplomati serb, Jeremiç kishte kryer gjatë një viti mbi 250 udhëtime ajrore në shtete të ndryshme të botës për të lobuar për vendin e tij. Dhe, pavarësisht gjithë këtyre lëvizjeve, Serbia dështoi. Por, Shqipëria e Kosova tani nuk mund të flenë mbi dafina. Nëse Jeremiç kreu mbi 250 fluturime në një vit, të paktën deri në shtator, për në mbledhjen e OKB-së, shqiptarë e kosovarë duhet të kryejnë një të tretën e punës diplomatike të Serbisë. Tani, koha punon për shqiptarët. E rëndësishme është të mos shpërdorohet me pushime buzë detit.