E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e 8 Majit PD LSI PR PDS dhe PLL ne fushate

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takoi banorë të komunave Postribë, Guri i ZI dhe Rrethina të Shkodrës ku ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

“Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s, Shqipëria ka rritje ekonomike si asnjë vend tjetër I botës, Shqipëria ka ndryshuar fytyrën. Është e bukur, është shumë e bukur pasi është shpallur perla e bukurisë për turizëm në shkallë botërore. Unë shoh që gjatë këtyre viteve ju e keni bërë këtë vend me vila shumë të bukura. Këtë e keni bërë me punën tuaj, me djersën tuaj, me mundin tuaj. Ajo që ne do bëjmë tani është infrastrukturë” tha Topalli.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga deputeti i Pogradecit Fatbardh Kadilli ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”,  Luan Topçiu, në Pogradec. Meta tha se Pogradeci ka nevojë për një qytetar të parë i cili nuk e sheh veten si pronar të qytetit, por si shërbëtorin e parë të qytetarëve.

“Vetëm këtu tek ne mund të dëgjoni angazhime të tilla që I duam bashkitë, thonë, se do bëjmë luftë politike me qeverinë. Në gjithë botën kryetarët e bashkive janë administratorët e qyteteve, janë njerëzit që janë më të interesuar se kushdo tjetër, që të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë” tha Meta.

Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte në Korcë në një takim në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Andrea Mano. Ai shprehu besimin se Korca do bëjë zgjedhjen e duhur.

“Të bashkohemi që të gjithë ne në 8 Maj për të vendosur se ndajmë dy rrugë, rrugën e fyerjes, të sharjes, të mallkimit, të akuzës që po ndërton PS për të legjitimuar votën tuaj të lirë, vullnetin dhe dëshirën tonë për të qenë europianë dhe nga ana tjetër rrugën tonë për të qenë të gjithë sëbashku për të dnërtuar të ardhmen tonë” tha Mediu.

Kreu i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka paraqitur kandidatin e opozitës për bashkinë e Orikumit, gjatë një takimi ku ai ka folur për problemet që shqetësojnë jetën e banorëve të kësaj zone.

“Ju keni protestuar me dhjetra herë për çështjen e shenjtë të pronësisë mbi tokën, por deri tani ju nuk keni marrë asnjë zgjidhje për problemet dhe hallet që ju shqetësojnë dhe që janë të vjetra. Duhet të mendoni që përmes votës suaj të bëni ndryshimin politik dhe t’I hapni rrugë zgjidhjes së problemeve tuaja” tha Milo. 

Kreu i partisë Lëvizja e Legalitetit,  Ekrem Spahia ka takuar banorë të zonës së Lurës, ku ka paraqitur kandidatin e koalicionit të mazhorancës. Në takim, janë diskutuar temat që shqetësojnë më së shumti banorët e Lurës.

Juli Prifti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›