E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, makina bie në greminë, 2 të vdekur dhe 2 i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur pasditen e sotme në Martanesh të rrethit të Bulqizës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në askin rrugor Qafë Buall-Krastë ku një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
 

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen Behar Kenga 48 vjeç dhe Dashamir Cami 40 vjeç ndërsa janë plagosur Alim Gjoka 52 vjeç Hajdar Saliu 72 vjeç.
 

Menjëherë 52-vjeçari Gjoka është transportuar me helikopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë pasi gjendje e tij shëndetësore është kritike për jetën.
 

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›