E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kur ka nisur të ruhet me ushtarë raporti në Memaj të Durrësit?"

 

Mirëdita! Jam një lexues i rregullt i gazetës "Shekulli". Në gazetën e datës 28.03.2008 kishte një artikull që fliste për repartin ushtarak në Memaj të Durrësit. Më tërhoqi vëmendjen fakti që Prokuroria kishte thënë që reparti kishte filluar të ruhej me ushtarë fill pas tragjedisë së Gërdecit. Në fakt, ky repart është ruajtur edhe më parë me ushtarë. Edhe pse që nga viti 2004 është marre në dorëzim nga firma MEICO, reparti gjithmonë është ruajtur me ushtarë edhe pse nuk ishte më pjesë e ushtrisë. Ushtarët që bënin shërbim në atë repart, së bashku me oficerët dhe nënoficerët janë dërguar me urdhër të eprorit ushtarak, madje familjarë të tij punonin në MEICO. E ndiej si detyrë qytetare denoncimin e të gjithë atyre që kanë pirë e vazhdojnë të pijnë gjakun e popullit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›