Beteja e heshtur dhe prezantimi ne Gjykaten Nderkombetare
Kane mbetur me pak se dy muaj, deri kur Kosova duhet te deponoje pergjigjen me shkrim ne GJND, nga e cila Serbia ka kerkuar qe te deklarohet mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Nderkaq, procesi nuk behet transparent per shkak te, sic thuhet, ndjeshmerise se ceshtjes. Ministria e Puneve te Jashtme nuk jep detaje mbi pergatitjet qe po i ben Kosova ne hartimin e pergjigjes me shkrim, qe duhet deponuar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne muajin prill, per te paraqitur argumentet pro pavaresise se Kosoves. Te gjitha palet kane afat qe deri me 17 prill te dergojne pergjigjet, qofshin ato pro apo kunder rastit te Kosoves. Zevendesministrja e Jashtme, Vlora Citaku, i tha dje Radios Evropa e Lire se ekziston nje koordinim ne rrafshin nderkombetar, ne menyre qe te sigurohen sa me shume deponime ne favor te pales kosovare. "Per shkak te ndjeshmerise, une nuk mund te deklarohem ne detaje per kete, por siguroj qytetaret e Kosoves se institucionet po i permbushin obligimet e tyre, ne menyre qe prezantimi i pales kosovare ne GJND te jete sa me i dinjitetshem", tha Citaku. Kohe me pare, permes nje letre ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, u ka kerkuar 80 vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven, te mbeshtesin Serbine, e cila inicioi ceshtjen e vlefshmerise se shpalljes se pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Por, pala kosovare thote se tashme ka siguruar disa konfirmime per pergjigje ne favor te Kosoves. Megjithate, nuk jepen te dhena per numrin e ketyre shteteve. Vlora Citaku jep disa arsye pse ky proces nuk eshte me transparent. "E para e punes, eshte kerkese e Gjykates qe te jemi te permbajtur ne deklarime dhe e dyta, nuk do te donim qe me pergjigjet tona t'i japim argumente, per menyren se si po pergatitemi ndaj pales kundershtare", tha Citaku. Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves i kane besuar Mikael Vudit, nga Mbreteria e Bashkuar, drejtimin e ekipit ligjor te Kosoves para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.