E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrigjimi i provimeve, neper disa "duar"

Ne menyre qe vleresimi i testeve te behet sa me objektiv, edhe per kete vit Agjencia e Vleresimit te Arritjeve ka menduar qe te vendosen 4 qendra te korrigjimit te provimeve. Keshtu, procesi i korrigjimit te testeve do te pershkallezohet ne disa rrethe, kjo si ne ndihme te korrigjimit sa me te shpejte te testeve ashtu dhe ne berjen e nje vleresimit te sakte. Pershkallezimi i korrigjimeve eshte menduar te behet pervec AVA ne Tirane edhe ne tre qytete te tjera si ne Fier, Shkoder dhe ne Elbasan. Qendrat ne fjale jane menduar te ruhen ne menyre te rrepte nga policet dhe kamerat, te vendosura ne keto ambiente e qe jane percaktuar ne baze te bashkepunimit me ministrine e Brendshme, ne lidhje me garantimin e ketij procesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›