Sejdiu, Thaci dhe Hyseni takime ne SHBA
UASHINGTON- Udheheqesit e Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni, do te zhvillojne sot takime te rendesishme ne kryeqytetin amerikan, Uashington, ku pritet te takohen me zv/Presidentin Xhozef Bajden, me Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, me anetaret e Kongresit, nga i ashtuquajturi Keshill per Ceshtje Shqiptare, ne Dhomen e Perfaqesuesve. Takimi me dy prej tre udheheqesve me te larte te administrates amerikane, me udheheqesit e Kosoves eshte vleresuar ketu ne Uashington si nje mbeshtetje e fuqishme per shtetin e ri te Kosoves dhe nje rikonfirmim, i vazhdimesise se marredhenieve tashme shume te aferta midis Uashingtonit dhe Prishtines. Javen qe shkoi, me rastin e njevjetorit te pavaresise, Shtetet e Bashkuara, nga podiumi i zedhenesit te qeverise amerikane, kane pershendetur perpjekjet e popullit dhe te qeverise se Kosoves per nxitjen e qendrueshmerise ne rajon dhe per krijimin e nje te ardhmeje te sigurt e te begate, ndersa takimin e neserm e kane cilesuar si riafirmim i zotimit amerikan, te miqesise dhe mbeshtetjes per Kosoven. Dje ne mbremje, Ambasada e Republikes se Kosoves ne Uashington organizoi nje kremtim te njevjetorit te pavaresise se Kosoves, ne nje pritje ne kryeqytetin amerikan, ku moren pjese pervec udheheqesve te Kosoves edhe zyrtare te administrates amerikane, anetare te Kongresit, si dhe perfaqesues te korit diplomatik, te vendeve te ndryshme te akredituar ne Shtetet e Bashkuara.