E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Budapest, i premtohen projekte

Kryetari i bashkise Edi Rama vizitoi Budapestin, ku pati takime me kryebashkiakun Demski dhe kryeministrin Gurcan. Ne bashkine e Budapestit u diskutua per zhvillimin e nje partneriteti, qe synon aksesin ne fondet e Bashkimit Evropian per qytetet e vendeve jo anetare, permes bashkepunimit mbi baze projekti, me qytete te vendeve anetare. Kryebashkiaku Demski, i cili qeveris kryeqytetin hungarez prej 18 vitesh, shtroi disa opsione te mundshme ne kuadrin e ketij bashkepunimi te vecante dhe ofroi ndihmen e ekipit te tij, per te hartuar projekte konkrete zhvillimi me interes reciprok, per Tiranen e Budapestin. Ne takimin me kryeministrin Gurcan, biseda u perqendrua tek zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmeria per te garantuar standardet e nje vendi, qe ne prill do te jete ne NATO dhe qe synon po ashtu integrimin ne BE. Rama i shprehu partnerit hungarez, shqetesimin per shenjat e papelqyeshme te procesit te zvarritur, te pajisjes se zgjedhesve me karta identiteti dhe e siguroi kryeministrin Gurcan, per vendosmerine e opozites shqiptare, per te bere gjithcka qe vendi te zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme dhe te shpejtoje hapat e tij, drejt Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›