Feith: Nuk ka zgjedhje kete vit
Perfaqesuesi i Posacem i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith, i eshte pergjigjur negativisht kerkeses se kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, per rishqyrtimin e vendimit te Presidentit te Kosoves, sipas se cilit zgjedhjet parlamentare nuk do te mbahen sivjet, por ne vitin 2011. Haradinaj zhvilloi nje takim dje me Piter Feithin, te cilit i tha se ia ka transmetuar vleresimin e tij, se vendimi per shtyrjen e zgjedhjeve eshte i demshem per Kosoven. Ndersa Piter Feith nuk eshte prononcuar per mediat, Ramush Haradinaj deklaroi se te gjitha zhvillimet politike, cojne kah krijimit te nje klime qe do te pamundesoje mbajtjen e zgjedhjeve kete vit. "Sa i perket vendimit per zgjedhjet, nuk ka ndonje risi. Mbetet vendimi. Une dhashe disa argumente dhe shpjegime se ky vendim per t'i shtyre zgjedhjet eshte i demshem per Kosoven, per proceset ne Kosove dhe do t'i thelloje trendet negative qe po ndodhin ne Kosove, ne qeverisje, dhe me kete vendim i kane bere dem Kosoves", tha Haradinaj. Takimi mes Haradinajt dhe Piter Feithit, u mbajt ne prag te mbledhjes se radhes se Grupit Nderkombetar per Kosoven, i cili perfshin shtetet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves. Ky grup mblidhet te premten ne Vjene, nen drejtimin e Piter Feithit, dhe ka per detyre ta mbikeqyre performancen e institucioneve te Kosoves ne zbatimin e planit te Ahtisarit.
Ramush Haradinaj edhe nje here konfirmoi dje gatishmerine e tij qe te kontribuoje ne arritjen e paqes ne Uganda dhe te angazhohet si ndermjetes ne bisedimet midis qeverise se Ugandes dhe Forcave Demokratike Aleate ne kete vend. Ky angazhim, sipas Haradinajt, do te zhvillohej ne Evrope ku ai do t'i takonte palet e interesuara, duke ofruar kontributin e tij si ndermjetes. Haradinaj tha se nuk e sheh veten si pale dhe nuk e di se cfare do te mendonin Kombet e Bashkuara lidhur me angazhimin e tij, duke sqaruar se ka gjashte muaj qe ai angazhohet rreth paqes ne Uganda dhe ate ne koordinim me faktore te caktuar nderkombetare. "Une nuk jam pale, jam ndihmese. Edhe deri tani jam munduar te ndihmoj, por per ceshtjet vendosin palet, ata qe i preokupon kjo teme me shume. Deri tani, me pjesemarrjen e mekanizmave nderkombetare eshte realizuar angazhimi im i deritashem dhe nuk e di se cfare statusi tjeter mund t'i jepet kesaj ndihme, por une deri tash e kam dhene ne menyre te caktuar ndihmen time", theksoi Haradinaj. Angazhimi ne arritjen e paqes ne Ugande, sipas Haradinajt, nuk do ta zhvendose ate ne zhvillimet e brendshme politike ne Kosove, duke insistuar si ne mbajtjen e zgjedhjeve, ashtu edhe ne ceshtjet e tjera politike, sic jane problemi i veriut te Kosoves dhe qeverisja ne Kosove.