E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja ndaj korrupsionit, Basha fton qytetarët në bashkëqeverisje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e vendimarrjes për të eleminuar korrupsionin në qeverisjen vendimore.
 

Duke folur në konferencën “Forcimi i pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve në vendimarrje, në nivel lokal”, Basha tha se të të arritur në këtë nivel bashkëpunimi duhet transparencë në punën e pushtetit vendor dhe besim tek autoritetet.
 

Ndërsa zëvëndësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, e ciësoi dialogun që bashkia e Tiranës ka vendosur me qytetarët si një shembull mbi hapat e të cilit duhet të ecin edhe njesite e tjera te qeverisjes vendore.
 

Ky takim u organizua nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Kongresin Evropian të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale dhe celi siparin e javës Evropiane të Demokracisë lokale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›