E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare vlerësohet për cilësinë dhe shërbimin

Posta Shqipëtare ka fituar Certifikatën e Artë të cilesisë në kategorinë e parë për shërbimet dhe cilesinë e saj, nga organizimi me i lartë botëror postar " Unioni i Perbotshme Postar" (UPU). Shërbimet dhe cilësia e Postës Shqipëtare tashmë krahasohen me ato të shërbimeve postare nëpër shtetet e perendimit.
 

Agjensia e specializuar e OKB-së ka dhënë para disa ditësh në Kongresin e 25-të në Doha të Katarit Çertifikaten e Artë te cilesisë, Drejtorit të Pergjithshëm Arqile Gorea.
 

Ky vlerësim i Postës Shqipëtare me Çertifikatën e Artë të cilesisë vjen në 100 vjetorin e pavarsisë që përkon me 100 vjetorin e postës. Kanë qenë vetëm 6 administrata postare, nga 450, të cilat u vlerësuan me këtë cmim të rëndësishëm.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›