E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i ligjit anti-duhan,138 gjoba lokaleve në kryeqytet

Konsumimi i kundraligjshem i duhanit u ka kushtuar 138 bizneseve gjoba financiare që kapin shifra të konsiderueshme. Sipas shefit të Sherbimive të Higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Tiranës, Vladimir Janushi, zbatimi i ligjit po funksionon, ku gjatë këtij viti janë kontrolluar 4219 subjekte.
 

Ndërkohe në arkën e ASHR-së janë derdhur në mënyrë vullnetare 25 gjoba dhe 18 prej tyre janë vetëm për ndalimin e duhanit. Ligji, i cili ka hyrë në fuqi më 26 maj 2007 ka pasur mungesa të mëdha në zbatim, gjë që ka bërë qytetarët të humbin besimin në aftësinë e strukturave përgjegjëse. Në raport-progresin e fundit të Bashkimit Evropian theksohej se "Shqipëria ende nuk po bën të mundur zbatimin e ligjit anti-duhan".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›